“Na ka ardhur arusha në Milot”, Rama befasohet nga ankesa e banores në Laç (VIDEO)

Kryeministri Edi Ramai ishte ditën e sotme në Laç, ku takoi banorët që banesat e tyre u janë prishur për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë i ka siguruar banorët se të gjitha banesat që janë shpallur të pabanueshme do të prishen, e do të ndërtohen nga fillimi të reja.

“Unë banoj të konvikti, është paletra”-tha një nga banoret.

Ndërsa një banore nga Miloti i është ankuar kryeministrit Rama se ka ardhur një “arushë”, duke nënkuptuar një person, që i merrte çdo ditë tulla nga shtëpia e saj, duke e dëmtuar akoma më shumë atë.

Një i moshuar i ka thënë kryeministrit Rama se i kanë larguar nusen nga puna, dhe ka fituar gjyqin e për këtë duhet ta rikthejë në punë.

“Unë nuk merrem me futje nusesh në punë.”-ka theksuar kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

MOBILIZIM/ Prefekti i Lezhës kthen për shqyrtim bonusin e qirave! Rama: Brenda 6-mujorit të parë të 2020 shumica e banorëve në shtëpi të reja


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë