Pas denoncimit të Report Tv për ndotjen nga ‘Albpetrol’ në Vjosë, Kumbaro: Po ndërhyjmë për pastrimin! Shpallja ‘Park Kombëtar’, historike

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, është shpallur park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, lumi i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës, problem të cilin Report Tv e ngriti disa ditë më parë.

Ministrja për Mjedisin dhe Turizmin foli sot në Report Tv në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, ku përmendi një sërë projektesh që do të bëhen në kuadër të turizmit në këtë zonë kaq të rrallë. Kumbaro trajtoi edhe çështjen që Report Tv e ngriti me shqetësim sa i takon burimet naftëmbajtës edhe shfrytëzimi i tyre nga kompania Albpetrol. Ministrja Kumbaro veçoi se ka nisur puna për pastrimin dhe po ndërhyhet me Albetrol për një marrëveshje. 

“Ajo që ne po planifikojmë është sesi do të punohet, çfarë projektesh do propozohen. Çfarë do lejohet dhe çfarë jo. Do të ketë dhe një plan operacional.

Ato përcaktohen qartësisht dhe në ligj. Ligji për zonat e mbrojtura e përcakton qartë tipologjitë që nuk lejohen. Nuk lejohet, ndërtimi i digave, hidrocentraleve, për inerte dhe tipologji të tjera të kësaj natyre.  Kemi marrë disa herë masa në disa prej operatorëve, jemi në kontakt të ngushtë me Albetrolin për të ndalur mbetjet të burimeve naftëmbajtëse. Është një proces që po e ndjekim.”- tha Kumbaro.

Kumbaro foli edhe sesi u mirëprit Parku Kombëtar i Vjosës nga e gjithë bota.

“Siç edhe ju e thatë ka qenë një ndër veprimet e fundit që ka pasur jehonën më pozitivë në një numër shumë të madh mediash nga e gjithë bota. Reagimet kanë qenë pozitive jo thjesht sepse morrëm një vendim historik për Shqipërinë por edhe me karakter ndërkombëtar. S;do të thotë që të ndërpresim çdo cikël jete dhe janë pjesa më e rëndësishme të këtij ekosistemi. Që nga Leo DiCaprio deri të drejtoresha e UNESCOS-s që më erdhi shumë mirë.”- tha ajo.

Një tjetër pikë ku u ndal Kumbaro është sesa ndikim në turizëm do të ketë Vjosa si Park Kombëtar.

“Në radhë të parë kanë përfitim të madh për reputacionin. Por edhe Shqipëria as bota se çfarë ka qenë të kesh një pasuri të tillë. Mundësi të reja për banorët e zonës për të zhvilluar me qasje të ndryshme bizneset e tyre dhe veprimtaritë e tyre. Të krijohen aktivitete të reja, shëtitjet me kalë, rafting, në pyll e në mal. Të gjitha këto janë aktivitete që s’kanë ekzistuar dhe tani ka një treg të ri. Do sjellin të ardhura dhe ngrenë të mirë. Krijon dhe shpërndarje të turizmit, pra s’do ketë vetëm dyndje në bregdet.

Këtë vit do të kemi më tepër turizëm, ky trend në rritje tregon që 2023 do të ketë një rritje më të lartë se 2022.”- tha ajo.

Në përroin e dekantimit aty ku supozohet të shkarkohen ujërat e pastër që rrjedhin nga kodra dhe uji i filtruar nga puset e naftës, vihet re prezencë e lartë e serës e bitumit. Këto kimikate janë shkatërruese për tokën, bimësinë dhe gjallesat.

Me vendim të Këshillit të Ministrave Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.

 

Intervista e plotë

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 22/03/2023 00:53

    po pse o dhender kush eshte aty ne qeveri ne vendin e vet ,,,asnje mesusesi i anglishtes behet zv-kryeminister,,,,edi rama piktor behet kryeminister,,,zv-kryeminister behet balluku pa shkolle,,,kurse nje refugjat inxhinjer behet minister mbrojtes peleshi.......

    Përgjigju
  • Me2Me2: 21/03/2023 21:17

    Ti ke ndotje ne te gjith lumenjet e Shqiperise moj .se po na hiqesh sikur po mer masa ....dhe po ben noj pune

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/03/2023 20:36

    Mirelaaaa, nuk je per kete pune ti zemer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg