Debati për ligjin e armëve është ndezur shumë kohët e fundit, teksa pritet të rijetësohet industria e prodhimit të armëve me krijimin e shoqërisë aksionere shtetërore KAYA. Nënkoloneli Përparim Arriku dhe njëherësh drejtor i Drejtorisë së Modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes tregoi më shumë detaje në ‘Studio Live’ për Arbër Hitajn.
‘Shoqëria do bëjë zbatimin e kuadrit ligjor. KAYA është shoqëria aksionere shtetërore që do bëjë materializimin e këti procesi.
Fakti që kemi trashëguar një investim është një gjë e mirë, për te qenë të parët p[ër të bashkëpunuar. Projekt ligji pranon edhe të tjerë. Janë tre uzinat me miratimin e ligjit, aksionet e tyre kalon tek shoqëria KAYA.’
Nënkoloneli thekson rëndësinë që kanë armatimet sot edhe në tregjet ndërkombëtare.
'Pas miratimit të ligjit do krijohet aktet ligjore, do ketë afat deri në 6 muaj për implementimin. Para se të fillonte puna për këtë projekt ligji, Ministria ka bërë studim. Është një bërë një plan fizibiliteti me rekomandimet, gjetjet, rreziqet, që do kemi në rast rijetësimi. Tregu ndërkombëtar, nevoja për municione. Kërkesa është më e madhe se oferta.të gjitha shtetet e NATO po gjenden në pamfjatueshmëri të furnizimeve me armë. Koncepti i ri strategjik i NATO bëri që gjithë vendet të krijojnë planet e mbrojtjes, me modernizim të municioneve përkatëse.'
Ndërkohë me rëndësi pritet të jetë edhe angazhimi në tregun e brendshëm dhe rajonal.
'Pr.ligji i çel rrugë një etape tjetër. Do filloj me materializmin e këtyre. Janë disa shifra, të mëdha që kërkojnë për investim. Agjencia dhe shoqëria shtetërore do i hapi rrugë që të hartohet plani i biznesit, qoftë në tregun e brendshëm dhe rajonal.'
Shoqëria e krijuar do bashkëpunoj edhe me aktorë rajonal, teksa në Ballkanin Perëndimor, Kroacia dhe Serbia janë më të fuqishmit në industrinë e armatimit.
'Shoqëria shtetëore do bashkëpunoj me zonat ku do operoj veprimtarinë e saj. Do bashkëpunojnë me pjesën lokale.ka një vlerësim në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kemi Kroacinë që ka një sërë operatorësh ekonomikë në mbrojtje. Është dhe Serbia që po rrit investimet në mbrojtje. Në rajon themi se Serbia dhe Kroacia janë shtetet më të fuqishme që kanë investuar në mbrojtje. Pa lënë pa përmendur pastaj Turqinë, me synim në tregun ndërkombëtar.
Synohet përveç përmbushjes së nevojave edhe institucionet e tjera si Garda, synohet të jemi në tregun rajonal dhe kemi mundësinë për ta bërë mnjë gjë të tillë duke pasur vëmendje të shtuar. Pr ligji parashikon dhe stimuj për ato që do operojnë në këtë fushë. Kjo do i bëjë më atraktiv në këtë fushë. Ana tjetër, krijimi i agjencisë në ministrinë e Mbrojtjes iu jep akses të bashkëpunojnë me vendet e tjera të NATO, duke marrë pjesë në forume, për të përthithur grante në stimulin e prodhimit.'
Sakaq, nënkoloneli nuk lë pa përmendur kërkesën e madhe për armatime në Ukrainë.
'Ka një kërkesë të madhe për armatime, artileri që janë deçizive në fushë betejë. Ka zgjatje të afatit të prodhimit për municione të tilla. Prandaj shtetet ranë dakord, që duhet kontribuar për rritjen e produkteve të industrisë së mbrojtjes. Aktualisht kemi varësi, që janë kompani në tregun ndërkombëtar.'
Po ferkojne duart ujqerit qe te vjedhin dhe aty
Përgjigju