Naftëtarët: Gratë nuk hyjnë në grevë! Do të qëndrojmë derisa shteti të na japë rrugëzgjidhje (VIDEO)

Një prej naftëtarëve u shpreh për Report Tv se kanë vendosur të futen në grevë urie me konsensus dhe se gratë nuk pranohen. Aktualisht janë 10 naftëtarë që janë strehuar në një godinë pranë uzinës dhe që kërkojnë ndihmën e shtetit për situatën e tyre.

"Në radhë të parë jemi futur në grevë urie për shkak të pagave të prapambetura. Shteti nuk po lëviz fare. Ne po vijmë për ushqimin e fëmijëve. Kemi 15 muaj pa rroga. Ne po vuajmë për bukën e gojës. Aktualisht në grevë urie jemi futur 10 persona. Të vijë shteti të na japë rrugëzgjidhje. Ne morëm një vendim së bashku që gratë të mos futen në grevë urie. Të vdesi naftëtari për bukën e gojës nuk ka ku të shkojë më keq. Ne nuk dalim që këtej pa marrë zgjidhje" - tha një prej naftëtarëve.

Ndërsa kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se mosfunksionimi i rafinerisë vendos në vështirësi të gjithë Mallakastrën.

"Unë jam i zhgënjyer. U detyruam të marrim këtë akt ekstrem. Palët duhet të marrin vendime sa më parë në ndihmën tonë. Mos funksionimi i rafinerisë së Ballshit vendos në vështirësi të gjithë Mallakastrën. Statusi që ata miratuan nuk u fut i plotë. Protestat tona kanë qenë pafund. Në Tiranë ne donim një zgjidhje, nuk morëm përgjigje ndaj dolëm sërish në protestë e tashmë jemi në grevë" tha Dautaj.


Lajmi kryesor:

Nuk morën përgjigje nga kompania, naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Indiferenca e institucioneve është tallëse! (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur