Nagelsmann kërkesë drejtuesve: Ç'të bëj po u dëmtua edhe Ulreich?

Nagelsmann kërkesë drejtuesve: Ç'të bëj po u dëmtua edhe Ulreich?

Julian Nagelsmann

Trajneri i Bayern Munich i ka kërkuar drejtuesve që të afrojnë një portier në afatin kalimtar të janarit. Julian Nagelsmann ka treguar se nëse dëmtohet edhe Ulreich, ai nuk do ketë alternativa të tjera veçse të rinjtë e U-19. Kujtojmë se Neuer ka mbyllur sezonin për shkak se theu këmbën duke bërë ski pas Botërorit të Katarit.

"Nuk ka ndryshuar asgjë, kemi nevojë për një portier tjetër, por situata në merkato është komplekse sepse ka edhe klube të tjerë që kërkojnë për këtë pozicion. Nëse dëmtohet edhe Ulreich situata do të komplikohej akoma më shumë, sepse pas tij kemi vetëm djem të rinj në këtë pozicion. Djem që nuk kanë luajtur asnjë minutë në futbollin profesionist dhe ne në pjesën e dytë të sezonit luajmë gjithçka. Për mua është mirë që të merret një vendim, sido që të jetë ai", tha Nagelsmann.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Bundesligës foli nga Doha, aty ku Bayern Munich është në fazën përgatitore në përgatitje për rinisjen e sezonit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në