Pas gjashtë muajsh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), dy astronautë amerikanë, një rus dhe një astronaut i Emirateve të Bashkuara Arabe u kthyen të sigurt në Tokë, deklaroi NASA.

“Crew-6” në bordin e anijes kozmike Dragon Endeavour të SpaceX u ul në brigjet e Floridës pak pas orës 00:15 pasi u kthye nga ISS.

Me largimin e kuartetit, ekuipazhi i stacionit u kthye në shtatë pasi misioni i NASA,  misioni i shtatë komercial i rrotullimit të ekuipazhit për agjencinë hapësinore amerikane, arriti në postin hapësinor më 27 gusht.