Jim Green, kreu i ekipit shkencor të NASA-s, ka deklaruar se misioni i radhës në Mars do të jetë më i avancuari i realizuar deri më tani.
Green mendon se nëse do të zbulohet se në Mars ka pasur dikur jetë, apo ka edhe ende forma të jetës, problemi që do të shtrohet do të jetë në Tokë, tek njerëzit.
Sipas tij, kjo do të jetë revolucionare.
"Do të hapë rrugën e një mënyrë të re të menduari. Nuk mendoj se jemi të përgatitur për rezultate të tilla", ka thënë Green.
Sonda Mars 2020 do të lëshohet verën e ardhshme dhe ajo do të mbledhë mostra nga planeti i kuq në të cilat shpresohet të gjenden gjurmë biologjike.
Sonda amerikane do të kryejë shpime në planetin e kuq, për të kërkuar jetë poshtë sipërfaqes radioaktive të tij.
Kjo për arsye se sipas shkencëtarëve, në kushte ekstreme, jeta zhvillohet poshtë sipërfaqes.
Një ndër detyrat e tjera të Mars 2020 do të jetë testimi i prodhimit të oksigjenit në Mars dhe vëzhgimi i mundësive për krijimin e kolonive në të.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12586
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do iu surprizojë edhe me shumë
27 Dhjetor 2024, 21:32
-
Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit afër Diellit
27 Dhjetor 2024, 11:56
-
Pema e Krishtlindjes në hapësirë, FOTO mahnitëse e yjeve 5 milionë vjeçarë në Rrugën e Qumështit
25 Dhjetor 2024, 12:40
-
Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)
24 Dhjetor 2024, 17:49
-
NASA me mision për të studiuar nga afër diellin
24 Dhjetor 2024, 15:48
-
NASA bëhet me shef të ri
5 Dhjetor 2024, 13:48
-
Rusi/ Asteroidi ndriçon qiellin e Siberisë përpara se të rrëzohet! NASA kishte dhënë alarmin dhe për goditje në Tokë (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 14:39
-
Astronomët zbulojnë një planet të ri
23 Nëntor 2024, 15:35
-
NASA nis misionin në Jupiter, do të eksplorojnë hënën Europa
15 Tetor 2024, 14:49
-
Zbulim befasues, Toka do bëhet me Hënë të dytë të përkohshme, Asteroidi që do e orbitojë për 2 muaj! A ka rrezik për përplasje, çfarë thotë NASA??
23 Shtator 2024, 07:40
-
NASA teston mbrojtjen planetare kundër një asteroidi me probabilitet prej 72% të goditjes së Tokës
1 Shtator 2024, 18:44
-
NASA: Dy astronautët do të kthehen në Tokë me sondën e firmës SpaceX
25 Gusht 2024, 21:00