NASA shkruan historinë, ecja e parë në hapësirë nga astronaute femra, Trump telefonatë në hapësirë

NASA ka shkruar historinë me udhëtimin e dy astronauteve Christina Koch dhe Jessica Meir të cilat dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar.

Udhëtimi në hapësirë i astronauteve femra është i para e këtij lloji. Dhe gjatë kësaj dalje në hapësirë, ato morën edhe një telefonatë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Biseda

- “Stacioni në hapësirë, jam presidenti Donald trump, më dëgjoni? Çfarë kishit për tju thënë gjithë njerëzve që po ju ndjekin, veçanërishtvajzave të apasionuara me hapësirën”?

- “Per ne është diçka e madhe. Kjo është një arritje historike. Kanë qenë shumë femra, shkencëtare, eksploruese dhe inxhiniere para nesh dhe ne kemi ndjekur hapat e tyre”.

Ecja historike përreth orbitës jashtë laboratorit në hapësirë bëhet disa muaj pasi një tentative të mëparshme të anuluar sepse NASA nuk kishte kostume hapësinore në masën e duhur. Ecja e djeshme ka shënuar një hap gjigand në historinë e NASA-s.

Në një konferencë për mediat, Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se agjencia do të vazhdojë përpjekjet për të dërguar "burrin dhe gruan e parë" në Hënë deri në vitin 2024.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë