NBA/ Clippers marrin fitoren e tretë, Phoenix befasohen në shtëpi nga Spurs

NBA/ Clippers marrin fitoren e tretë, Phoenix befasohen në shtëpi nga Spurs

Clippers vs Magic

Los Angeles Clippers kanë marrë fitoren e tretë këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA. Në sfidën e zhvilluar në "Crypto Arena", vendasit kanë triumfuar me 16 pikë diferencë 118-102 kundër Orlando Magic.

Në sytë e mbi 14 mijë tifozëve, vendasit dominuan kundërshtarin. Paul George ishte ai që bëri diferencën me 27 pikë, 7 kërcime në tabelë dhe 7 asiste për ta udhëhequr kështu skuadrën drejt fitores së tretë në katër takimet e para. Kontribut të rëndësishëm dhuruan edhe Westbrook me 18 pikë dhe 17 Hyland e Powell. Te miqtë më efikasi ishte Banachero me 15 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Humbje befasuese pësoi Phoenix. Suns u dorëzuan në shtëpi nga San Antonio Spurs, teksa u mposhtën me një pikë diferencë, 115-114. Keldon Johnson ishte më i miri në parket në fitoren e Spurs, me 27 pikë. Fitorja e dytë për Suns në këtë edicion të NBA, e para në kohën e rregullt. Kevin Durant nuk mundi të shmang i vetëm humbjen e dytë të Phoenix.

Tek fitorja u rikthye edhe New York Knicks. Dominimi i tyre ishte i dukshëm në triumfin 109-91 ndaj Cleveland Cavaliers. Mitchell ishte më i miri në parket, gjithsesi 26 pikët e tij nuk shmangën humbjen e Cavaliers. Për Knick u dalluan Brunson dhe Randle të cilët shënuan në total 38 pikë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dropull, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në fshatin Bodrishtë

Dropull, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në fshatin Bodrishtë