NBA/ Curry i papërmbajtshëm, Warriors kalojnë Kings! Miami mposht Knicks

NBA/ Curry i papërmbajtshëm, Warriors kalojnë Kings! Miami mposht Knicks

Stephen Curry me topin në zotërim

Në "Golden 1 Center" të Sacramentos është zhvilluar ndeshja e shtatë mes Sacramento Kings dhe Golden State Warriors, ku fitorja i ka takuar skuadrës mike me 20 pikë diferencë 100-120.

Përderisa dy periodat e para ishin të barabarta, në të tretën dhe të katërtën miqtë bënë diferencën duke krijuar epërsi të lartë dhe pas shtatë ndeshjeve me katër fitore e tre disfata kalojnë më tej. Stephen Curry ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 50 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Andrew Wiggins shtoi 17 pikë, teksa Klay Thompson dha kontribut me 16 të tjera në fitoren e Warriors. Në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, Warriors do të përballen me LA Lakers. Miami Heat e ka nisur mbarë, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Lindjes e ka mposhtur New York Knicks me shtatë pikë diferencë 101-108. Kjo ishte fitorja e parë e Heat, teksa edhe ndeshja e dytë zhvillohet në New York.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Moska përkujton rënien e nazizmit nga Bashkimi Sovjetik, Putin: S’lejojmë askënd të na kërcënojë! Forcat bërthamore, gjithmonë gati

Moska përkujton rënien e nazizmit nga Bashkimi Sovjetik, Putin: S’lejojmë askënd të na kërcënojë! Forcat bërthamore, gjithmonë gati