NBA/ Denver rikthehet si lider në Perëndim, fitojnë Golden State, Miami e Lakers
Elita e basketbollit botëror, NBA zhvilloi mbrëmjen e djeshme nëntë nga duelet e radhës. Denver fitoi 110-105 kundër San Antonio Spurs dhe kampionët në fuqi marrin kreun e Konferencës Perëndimore.
SHBA - Elita e basketbollit botëror, NBA zhvilloi mbrëmjen e djeshme nëntë nga duelet e radhës. Denver fitoi 110-105 kundër San Antonio Spurs dhe kampionët në fuqi marrin kreun e Konferencës Perëndimore.
Goditje "K.O." për MilWaukee, që e pëson nga Uashington Uizard 117-113. Antetokounmpo nuk mjafton. Minesota, Golden State dhe Lakers fitojnë. Humbje për Oklahomën.
E tashmja dhe e ardhmja e NBA takohen në Denver dhe kampionët në fuqi mbizotërojnë. Nuggets mundën San Antonio Spurs 110-105 në një ndeshje pikë për pikë, e cila ka si protagonist absolut Nikola Jokiç.
Serbi bëri liderin dhe Nuggets janë të vetëm në Konferencën Perëndimore, me Jokic që realizoi 42 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Pas tij shkëlqejnë Gordon (23 pikë) dhe Michael Porter Jr. (15 pikë+16 kërcime), duke kontribuar në anulimin e paraqitjes së shkëlqyer të Victor Uembanyama për miqtë. Denveri ngjitet në krye të renditjes në Perëndim, ku kryeson i vetëm, ndërsa Spurs janë të fundit.