NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin

NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin

LeBron dhe Bronny James

LeBron James e kishte ëndërr të ishte në parket duke pasur të birin në krah dhe kjo gjë e veçantë më në fund ndodhi. “Mbreti I basketbollit” doli në fushë me fanellën e Lakersave në sfidën përgatitore ndaj Fenix, ndërsa me të njëjtën bluzë ishte edhe djali I tij, Bronnny.

Babai mbush 40 vjeç në fund të dhjetorit, ndërsa Bronny është vetëm 20 vjeç. Një diferencë 20-vjeçare, një diferencë brezash, por kjo nuk e pengoi legjendën e koshit që ta realizonte ëndrrën.

Bronny luajti pak, ndërsa gjatë verës ka pasur kritika se ai nuk e meriton të jetë tek Lakers dhe se kjo ndodh vetëm sepse e dëshiron LeBron. Në përballjen e humbur 114-118 ndaj Fenix Sunset, Bronny pati vetëm dy pikë, pa topa në tabela e pa asiste, ndërsa ishte në fushë për 13 minuta.

LeBron luajti pak më shumë, 16 minuta, duke shënuar 19 pikë, e duke shtuar 4 asistë dhe 5 topa në tabela. Pritet që babë e bir të jenë këtë sezon së bashku në NBA.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë