NBA/ Krizë për Lakers, pësojnë humbjen e katërt radhazi! Fitojnë Celtics dhe Warriors

NBA/ Krizë për Lakers, pësojnë humbjen e katërt radhazi! Fitojnë Celtics dhe Warriors

Lakers - Grizzlies

NBA në SHBA vijoi me 14 ndeshje në parket. Basketbolli elitar botëror pa përballje të forta, me Los Angelos Lakers që humbën për herë të katërt radhazi dhe janë në krizë. Skuadra e LeBron u mposht në shtëpi 113-127 nga Grizzlies. Fitore për, Celtics, Kings, Warriors, Suns, Magic dhe Mavericks.

Los Angeles Lakers janë në një formë shumë të dobët dhe në një krizë të rezultateve në ndeshjet e fundit. Pasi kanë fituar Kupën e NBA, Lakers kanë rënie drastike në formë dhe kanë pësuar humbjen e 10-të në 13 ndeshjet e fundit. Në sfidën e fundit ndaj Memphis Grizzlies, Lakers u mposhtën para tifozëve të tyre me 14 pikë diferencë 113-127. Qendra Jaren Jackson ka qenë më efikasi te skuadra mike me 31 pikë, nëntë kërcime e një asistim.

Me lojë të mirë te fituesit u dalluan edhe Smart me 29 pikë, Bane me 24 dhe Ja Morant që shtoi 21 të tjera. LeBron James me 32 pikë dhe Anthony Davis me 31 të tjera ishin më efikasit te Lakers, por nuk mjaftuan pasi nuk kishin përkrahjen e duhur nga bashkëlojtarët e tyre.

Rezultatet:

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë