NBA/ LA Lakers 'marrin hak' kundër Chicago Bulls, Clippers fitojnë sërish

NBA/ LA Lakers 'marrin hak' kundër Chicago Bulls, Clippers fitojnë sërish

Festa e LA Lakers

Los Angeles Lakers është 'hakmarrë' ndaj Chicago Bulls për humbjen e pësuar tre ditë më parë në Californi. Gjiganti i basketbollit amerikan ka triumfuar në udhëtim te Bulls me 11 pikë diferencë 110:121. Ka qenë një duel ku Lakers ishin të kompletuar me tre yjet LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis dhe që nga fillimi i ndeshjes krijuan epërsi të lartë.

Qendra e lojës, Anthyony Davis ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel ku e mbylli me 38 pikë, 10 kërcime, katër asistime, dy topa të vjedhur e dy bllokada.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Ndërkohë kontribut të madh dhanë edhe Austin Reaves me 19 pikë si dhe D’Angelo Russell që shtoi 17 të tjera. Te vendasit më i dalluari ishte malazezi Nikola Vucevic me 29 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime. Fitore edhe për Clippers, që mundën Grizzlies në udhëtim 132:141.

Rezultatet:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023