NBA/ LeBron James nis me fitore sezonin numër 21, Lillard sukses në debutim me Bucks

NBA/ LeBron James nis me fitore sezonin numër 21, Lillard sukses në debutim me Bucks

Bucks - 76ers

Elita e basketbollit amerikan, NBA nisi sezonin e ri. Mëngjesi i sotëm (me orën shqiptare) ishte rezervuar për dy duele. Në "Fiserv", Bucks mundën me vetëm një pikë epërsi 118-117 Philadelphia 76ers. Në përballjen tjetër, Los Angeles Lakers fituan 100-95 kundër Phoenix Suns, me LeBron James që e nisi me sukses edicionin e 21-të në nivelin profesionist.

Vendimtar në suksesin e Bucks ishte Lilliard, që shënoi 21 pikë në 2 periodat e para. Pjesa e parë e takimit përfundoi me 9 pikë avantazh për Bucks, 63-54. Me kthimin nga pushimi 76ers rimorën veten duke rivalizuar deri në fund. Por shpërthimet brenda zonës të Giannis Antetoukonmpos bën që suksesi të jetë për Bucks. E gjithë përballja u mbyll me vetëm 1 pikë diferencë, me rezultatin 118-117, duke sjellë fitoren e parë të Milëuakee dhe humbjen e parë për Philadelphian.

Në Los Angeles dyshja Davis-Lebron James ishte vendimtare për vendasit, ku deri në fund të periodës së tretë ishin 12 pikë në disavantazh. Pavarësisht lojës së mirë të Kevin Durant, Suns nuk arritën të mbrojnë avantazhin. Kështu Lakers mundën 100-95 rivalët e Suns.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari