NBA nis me shkëlqim, Celtics fitojnë ndaj 76ers! Kampionët 'shkelin' Lakers

NBA nis me shkëlqim, Celtics fitojnë ndaj 76ers! Kampionët 'shkelin' Lakers

Foto ilustruese

NBA nisi sezonin e ri aty ku e la, me skuadrat finaliste të edicionit të shkuar që kanë qenë protagonsite. Boston Celtics dhe Golden State u imponuan në parket duke mundur respektivisht Los Angelos Lakers dhe Philadelphia 76ers.

Në TD Garden, Celtics nuk mund të dilnin pa fitore ndaj Philadelphia 76ers duke treguar se edhe këtë sezon do jenë skuadra për t'u mundur. 126-117 u mbyllën katër periodat e sfidës, me Jayen Brown dhe Jayson Tatum që realizuan nga 35 pikë secili për t'i dhënë fitoren e parë skuadrës nga Bostoni. 24-29, 39-34, 35-25 dhe 28-29 u mbyllën periodat për rezultatin final 126-117.

Në ndeshjen tjetër, Golden State fitoi 123-109 me Lakers. Skuadra nga Los Angelos nuk mundi t'i bëjë ballë kampionëve në fuqi. Wiggins dhe Curry ishin lojtarët me më shumë pikë, me Golden State që u thye vetëm në periodën e katërt. 25-22, 34-30, 32-19 dhe 32-38 u mbyllën katër periodat, për rezultatin final 123-109.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…