NBA/ Suns marrin avantazhin kundër Clippers, Philadelphia me një këmbë në fazën tjetër! Golden State vijojnë 'magjinë'

NBA/ Suns marrin avantazhin kundër Clippers, Philadelphia me një këmbë në fazën tjetër! Golden State vijojnë 'magjinë'

LA Clippers 124-129 Phoenix Suns

Kampionët në fuqi të NBA janë gati për të shkruar një tjetër histori magjike. Mbrëmjen e kaluar Golden State ka ngushtuar serinë me Sacramenton duke fituar ndeshjen e tretë, e cila nuk kishte shumë histori pas një shfaqje të fortë të Stephen Curry-t, i cili realizoi plot 36 pikë. Në këtë takim faktor u kthye edhe Kevon Looney, i cili zëvendësoi mjaft mirë Green (i pëzulluar një ndeshje për shkak të sjelljes josportive me Sabonis) në mbrojtje. Looney rikuperoi plot 20 topa në tabelë dhe dhuroi 9 asist si dhe limitoi në maksimumin De’Aaron Fox (26 pikë).

Në Los Angeles skuadra e Suns mori një fitore duke dërguar shifrat e serisë në 2-1 si dhe i anuluar faktorin fushë ekipit vendas. Skuadra nga Arizona përfitoi nga mungesa e Kawhi Leonard dhe mundi me shumë vështirësi Clippers falë paraqitjes të madhe të Booker (45 pikë). 124-129 përfundoi përballja që ishte më shumë se e luftuar.

Philadelphia 76ers e çon në 3-0 serinë e ndeshjeve përballë Brooklyn Nets pasi triumfon edhe në New York, këtë herë me rezultatin 102- 97. Tyrese Maxey dhe James Harden ishin dy lojtarët që spikatën më shumë te Piladelphia duke realizuar respektivisht 25 dhe 21 pikë. Lojtari që shënoi më shumë në këtë takim ishte Mikal Bridges me 26 pikë, por që në fund kanë vetëm vlerë statistikore, pasi nuk mjaftojnë për të ndryshuar fatin e takimit për Brooklyn.

Play-off:

Brooklyn Nets 97-102 Philadelphia 76ers

Golden State 114-97 Sacramento Kings

LA Clippers 124-129 Phoenix Suns

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë