Dako dhe Klosi në Gjirin e Lalzit:
Zonë model për zhvillimin e turizmit

DURRËS - Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako i shoqëruar edhe nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi kanë çelur ditën e sotme sezonin turistik në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Ata kanë zgjedhur këtë plazh për hapien e sezonit turistik sepse e shikojnë atë si  një zonë model të zhvillimit të turizmit, e cila më pas do të aplikohet në gjithë vendin

“ Brenda vitit të parë të mandatit të ardhshëm të bashkisë së Durrësit nisin punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Gjirin e Lalëzit”. Kështu ka deklaruar kreybashkiaku Vangjush Dako gjatë fjalës së tij në hapjen e sezonit turistik në plazhin e Gjirit të Lalëzit.

“jo më kot zgjodhëm ta hapim sezonin turistik për gjithë Durrësin në këtë vend, pasi ne e shohim zonën e Ishmit dhe plazhet e gjirit të Lalëzit si një zonë model të zhvillimit të turizmit, e cila më pas do të aplikohet në gjithë vendin. Brenda vitit të parë të mandatit të ardhshëm fillojnë punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Ai do të jetë shumë shpejt funksional dhe do të garantojë pastërtinë e plazheve dhe ujit të detit në këtë zonë. Sot në Durrës ne nuk kemi më ujëra të zeza që derdhen në det, pasi me anë të kolektorit kryesor të gjtiha ujërat e zeza përgjatë zonës turistike dhe të banuar shkojnë dhe pastrohen në impiantin e ndërtuar në Shënavlash. Pikërisht këtë model do aplikojmë edhe këtu në Ishëm,” - tha Dako.

Kandidati Dako e ka cilësuar Ishmin dhe Gjirin e Lalëzit potencialin më të madh turistik në vend, i cili gjendet në një distancë prej 30 km nga Tirana, Durrësi dhe aeroporti i Rinasit. Dako shtoi se do të zhvillojë këtë zonë duke ndërtuar struktura të reja turistike si askund tjetër në vend, pasi prioriteti ka qenë dhe mbetet turizmi.

“Këto investime do të rrisin mirëqënien e banorëve të zonës, duke sjellë punësimin e shumë të rinjve, jo vetëm nga Ishmi, por nga gjithë Shqipëria e Mesme. Dako ka shprehur bindjen e tij para banorëve se kjo zonë nuk do të frekuentohet vetëm nga turistë të rajonit, por edhe nga pushues nga vendeve perëndimore”, - tha Dako.

Vizionin tonë për zhvillimin e turizmit ne e mbështesim edhe në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj siteve arkeologjike tha më tej Dako.

“Me mbështetjen e Qeverisë shqiptare, ne po shpërgulim disa familje nga arena e amfiteatrit për të mundësuar gërmime të reja dhe zbulimin e plotë të arenës. Një tjetër aset i madh i qytetit tonë është edhe muzeu arkeologjik, i cili ka më shumë se një muaj që është hapur dhe vizitohet nga shumë persona. Për të përballuar kërkesën dhe sfidat e kohës në këtë sektor kërkohet punësim i personelit të kualifikuar. Për këtë arsye ne do t’i japim mbështetje arsimit profesional ku të dalin persona të arsimur nga degë që kanë si destinacion turizmin”, - tha ai.

Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se në Durrës do të ndërtohen edhe dy vepra arkitektonike, që do të vizitohen nga mjaft turistëve, por sidomos studentët e inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës dhe atyre të arteve për të parë këto modele të rralla të arkitekturës moderne.
gjiri i lalzit
Klosi: Në 8 vite Dako ka realizuar shumë projekte, sëbashku do hapim një shkollë q ëti shërbejë turizmit

Në aktivitetin për hapjen e sezonit turistik ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi. Në përshëndetjen e tij Klosi tha se në katër vitet e ardhshme në bashkëpunim me kryebashkiakun Dako do të hapim një shkollë të re që ti shërbejë turizmit.

“Vangjush Dako vjen në këto zgjedhje si kandidat i spikatur dhe me cilësi të perfeksionuara. Në 8 vite ai ka realizuar shumë projekte të rëndësishme për qytetin dhe tani edhe me mbështetjen e kryeministrit Rama do të realizojë të tjera projekte moderne. Me këtë mbështetje dhe përkushtimin e Vangjush Dakos do ta bëjmë plazhin e Durrësit, nga Gjiri i Lalëzit dhe në vazhdim një nga pikat më të forta turistike jo vetëm në Shqipëri po në gjithë rajonin e Mesdheut”, - tha Klosi.
gjiri i lalzit
gjiri i lalzit
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)

GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)