Merkel kundër pjesëmarrjes së
Rusisë në G-7: E paimagjinueshme

 Merkel kundër pjesëmarrjes së<br />Rusisë në G-7: E paimagjinueshme
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e “paimagjinueshme” që Rusia të marr pjesë në takimin e vendeve më të industrializuara të botës për sa kohë është e përfshirë në konfliktin e Ukrainës.

Duke folur sot në parlamentin gjerman zonja Merkel tha se takimin muajin e ardhshëm i G-7-ës në Bavari nuk do të përfshi Rusinë, e cila akuzohet se po mbështet separatistët pro-rusë në luftimet kundër qeverisë së Kievit.

Ajo theksoi se Rusia mori pjesë në takimin e mëparshëm të vendeve më të industrializuara në vitin 2013 në Vilnius por kjo ishte para se Moska të aneksonte gadishullin e Krimesë në kundështim me ligjin ndërkombëtar.

Zonja Merkel shkon sot në Rigë të Letonisë për një takim të udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marr pjesë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Rusinë se ka nxitur konfliktin në lindje të Ukrainës duke mbështetur separatistët në rajonin e Donetskut me armë dhe trupa. /VOA/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Vizita që do t'i kushtojë shtrenjtë, Aubameyang drejt largimit nga Chelsea pasi festoi fitoren e Barcelonës në 'El classico'

Vizita që do t'i kushtojë shtrenjtë, Aubameyang drejt largimit nga Chelsea pasi festoi fitoren e Barcelonës në 'El classico'