Çmimin e madh “International Highrise Awards 2014” këtë vit e ka fituar ndërtesa “Bosco Verticale” ose “Pylli vertikal” pra së larti në Milano.

Ndër 800 grataçela të realizuara në dy vitet e fundit, janë seleksionuar 26 prej tyre dhe vetëm 5 kanë mbërritur në finale për fitoren e madhe të “Pyllit Vertikal”.

bosci verticale

Kjo është një ndërtesë e mrekullueshme pasi sjell mesazhin e komunikimit midis njeriut dhe natyrës.

Pika e fortë e kësaj ndërtese nuk konsiston në lartësinë apo madhësinë e saj aq sa në idenë e simbiozës që bën në këtë rast natyra me arkitekturën.

bosci verticale

Kjo ndërtesë kryevepër vjen në bashkëpunim me Hines, Boeri Studio dhe Laura Gatti.

bosci verticale

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)