Gjithashtu për 32 autorë është marrë masa e arrestit në flagrancë, 302 prej tyre janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 11 autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme janë shpallur në kërkim.
Në komuniaktën për shtyp, policia e shtetit shpreh vendomërinë për të vijuar më tej, luftën për evidentimin dhe ndalimin e ndërtimeve të paligjshme.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 89 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 89 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar në flagrancë, 77 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 52 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 51 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 45 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 44 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 44 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 43 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 33 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 13 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 13 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 12 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 15 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 15 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 12 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 autor është shpallur në kërkim
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 9 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 7 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 7 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 33 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 33 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar, 25 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 19 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 4 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)