Ndahen 'Kult 2019', ja kush fitoi! Çmim special për studiuesen italiane, Lucia Nadin, dhe arbëreshin Altimari

Plot 15 vjet që nga krijimi i Çmimeve të Akademisë Kult, artistët shqiptarë po i gëzohen të vetmit vlerësim që iu bëhet në të gjitha zhanret e artit dhe krijimtarisë në vendin tonë. Nga 78 artistë të nominuar, 13 artistë u nderuan me çmime të mëdha si dhe dy Çmime Speciale.

1576679491_1576664063lucainadinmerrcmim.jpg

Çmimet u ndanë në një ambient të ngrohtë duartrokitjesh në mbrëmjen e 17 Dhjetorit, të shoqëruar me situata humori nën drejtimin e dy prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga

Pra se të përmendin listën e fituesve një nga momentet më të bukura të spektaklit ka qenë vlerësimi me Cmimin Special të Akademisë Kultt të kontribuuesve të  e mëdhenj të albanologjisë. Ky çmim iu dha studiueses  italiane Lucia Nadin për librin “Ikona e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut”  dhe arbëreshit Franccesko Altimari.

13 artistët që u nderuan me Çmimet Kult 2019 janë:

Interpretuesi lirik i vitit:
Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”

 Instrumentisti i vitit:
 Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludëig August Lebrun

Kënga e vitit:
Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”

Balerini i vitit:
Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”

Mono-dramë/ komedia e vitit:
Olta Daku me “Shirli Valentina”

Aktori i vitit:
Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”

Aktorja e vitit:

Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”

Dokumentari i vitit:
Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”

Regjia e vitit:
Ema Andrea me “Natën, Má!”

Artisti pamor i vitit:
Kristo Krisiko me “Prolog epilog”

Libri albanologjik i vitit:
Pranvera Bogdani me “Balshajt”

Libri artistik i vitit:
Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”

Përkthimi i vitit:
Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro

Mbrëmja Gala u përshëndet nga një peformancë e shkëlqyer e tenorit Denis Skura me këngëtaren Venera Lumani. Pasoi me një  “Libertango” nga primo-balerinët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Adela dhe Anxhelo Muçollari, motër e vëlla të nominuar për Çmimet Kult 2019.

Gjithashtu publikun e ka emocionuar edhe performanca e Orkestrës e Harqeve e SIGAL Uniqa Group Austria, me dirigjent Ermir Dizdari

Mbrëmja Gala u mbajt në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse, ku pas marrjes se çmimit Kristo Krisiko, Eno Milkani, Francesco Altimari, Anxhela Peristeri etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari