Për ndarjen nga jeta të historianit Llambro Filo ka shprehur ngushëllimet edhe profesoresha e Historisë në Universitetin e Tiranës, Valentina Duka.
Duka përshkruan dhimbjen që ndjeu kur mori vesh lajmin e hidhur, ndërsa bën një vlerësim të punës së tij dhe kontributit të dhënë ndër vite si profesor historie.
“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët. Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Duka.
Lajmi kryesor:
Ngushellime familjes,,qofte i xhenetit..
Përgjigju