Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj

Ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj

Agim Karaj

Është ndarë nga jeta onkologu Agim Karaj. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij

“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr Agim Karaj”, shkruhet në mesazhin e familjes.

Onkologu Agim Karaj ka ndërruar jetë një ditë para ditëlindjes së tij. Nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së tij.

Sakaq, Spitali QSUT ka reaguar për ndarjen nga jeta të mjekut duke u shprehur se Prof.Dr. Karaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme, duke shërbyer me profesionalizëm dhe humanizëm të pashoq.

'Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të të nderuarit Profesor Agim Karaj, një figurë e shquar e mjekësisë shqiptare dhe një shembull i përkushtimit të palodhur në shërbim të pacientëve dhe edukimit të brezave të rinj të mjekëve.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm dhe vizioni i qartë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e mjekësisë shqiptare, ku ai shërbeu me profesionalizëm dhe humanizëm të pashoq.

Në këto momente të vështira, stafi i QSUT i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Humbja e Profesor Karaj është e madhe jo vetëm për ata që e njohën nga afër, por për gjithë komunitetin mjekësor dhe shoqërinë shqiptare.

Qoftë i paharruar kujtimi i tij!'

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog. Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u pasurua nga pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe nga referimet e tij në institucione të njohura si Instituti i Onkologjisë në Milano.

Sot janë parashikuar të mbahen homazhet ndërsa nesër do të bëhet ceremonia e varrimit

Pritja dhe përcjellja bëhet tek funerali në Rrugën Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot ditën e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.Ceremonia e varrimit bëhet ditën e martë në datë 26.11.2024 ora 11.00.Varrimi bëhet në Tufinë.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xoni: 25/11/2024 18:34

    Ngushellimet e mija doktorr profesor Agim Karaj nga miku juaj Xoni

    Përgjigju
  • Ardit dushku@ gmail. Com: 25/11/2024 18:30

    Ngushellime familjes se doktor profesor Agim karaj Gojeemblit dhe njeriut te mire .

    Përgjigju
  • Durres: 25/11/2024 14:48

    Njeriu me pak human

    Përgjigju
  • TONIN: 25/11/2024 12:35

    U prefsh ne paqe miku im ngushllime familjes eshte humbje e madhe

    Përgjigju
  • durres: 25/11/2024 10:33

    shkaku i vdekjes mallkimi i njerezve qe ka mare ne qaf

    Përgjigju
    • True: 25/11/2024 14:49

      Ashtu eshte plotesisht e vertete.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie