Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Kurt Kola, vuajti 45 vite në kampet e internimit dhe burgjet e komunizmit! Video ku rrëfente krimet që pa me sy

Kurt Kola

Kurt Kola

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Kurt Kola, ish-i i përndjekur politik në kohën e komunizmit dhe mbrojtës i të drejtave të ish- të përndjekurve. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, Bilal Kola, i cili thekson se ndërroi jetë nga pasojat e post-COVID. Sipas të birit, ai luftoi për rreth 1 muaji me Covid, duke e mposhtur, por rreth një muaji pasi kaloi koronavirusin Kola pësoi një komplikacion të rëndë në mushkëri, e cila rezultoi goditje fatale.

‘Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale. Eshte thuajse rregull perbashkues qe njerezit e zakonshem kane tendence te natyrshme dy procese ne jete: 1. Te minimizoje dhimbjet; 2. Te maksimalizoje kenaqesite. Njerezit e jashtezakonshem fale konshiences se tyre te lartesuar, bejne perjashtim nga ky rregull. Ata gjithmone zgjedhin me koshience te bejne gjene e drejte, pavaresisht se kjo mund tu shkaktoje dhimbje! Kurt Kola nuk eshte thjeshte 1 njeri i jashtezakonshem, por eshte individi me I JASHTEZAKONSHEM qe une njoh! Lamtumire babush, jam i sigurte qe Shpirti yt do prehet ne Parajse! Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e dites se sotme, deri ne oren 11:00 te Dielen, tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank- Rr. Kavajes. Ceremonia mortore e varrimit kryhet diten e diele ne ora 11:00, Varrezat Sharre.- njofton i biri.

Kurt Kola ishte vetëm 8 vjeç kur nisi kalvarin e gjatë nëpër kampet e internimit dhe në burgje. Ishte data 10 maj 1945, kur do i merrnin fillimisht prej fshatit të lindjes në Macukull, atë, së bashku me nënën, tre nuset e xhaxhallarëve dhe 8 fëmijë të tjerë të mitur, në një shtegtim të vështirë e të gjatë, që do të mbyllje vetëm në vitin 1991, kur regjimi të përmbysej. Gjatë këtij shtegtimi, Kurti asokohe fëmijë, do të rendiste, vit pasa viti, në kujtesën e tij, për 45 vjet, jetën e tmerrshme në gjithë kampet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar. Shqiptarja.com risjlle intervistën e Kurt Kolës, ku rrëfen krimet dhe vuajtjet që pa me sy.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 29/01/2022 22:42

    Respekt per kete njeri te madh.E gjeti belaja ne fakt edhe me komunizmin edhe me komunistet e konvertuar ne demokrate brenda natess si SB.U prehte ne paqe shpirti i tij

    Përgjigju
  • Ermond: 29/01/2022 16:02

    Qofte i larte kujtimi I tij.

    Përgjigju
    • Bureto: 29/01/2022 20:21

      R.I.P!

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

Presidenti i KE, Charles Michel vjen sot në Tiranë