Roland Bejko zbulon bisedën e fundit me Nebil Çikën: Shaka e madhe? Kaq është jeta! Humba bashkëpunëtorin e çmuar

Roland Bejko zbulon bisedën e fundit me Nebil Çikën: Shaka e madhe? Kaq është jeta! Humba bashkëpunëtorin e çmuar

1679916484_800060fc4eef9051e.jpg

Roland Bejko, kandidati i PD për bashkinë Tiranë në zgjedhjet vendore ka zbuluar bisedën e fundit me publicistin Nebil Çika, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së enjtes.

"E mërkurë.

Ora 17 55

-Fole?-Më pyet Nebili në Whatsapp.

Ora 17 57

- Fola, e lamë të takohemi prapë nesër, i thash.

Ora 18 16

-Ok,- më përgjigjet Nebili.

Stop!

Ky është komunikimi i fundit në këtë jetë me Nebil Çikën.

E enjte

Sa hap sytë në mëngjes, kap celularin dhe lexoj lajmin e familjarëve të tij, se qysh prej disa orëve më parë, Nebili, nuk është më në këtë jetë.

Kaq është jeta!

Shaka e madhe?

Të dashur miq.

Sot unë humba mikun dhe bashkëpuntorin tim të çmuar, aktivistin dhe publicistin e talentuar, antikomunistin dhe demokratin e vendosur, Nebil Çika. Familja, humbi njeriun e saj të dashur, shoqëria, mikun e vet të mirë, ish të përndjekurit politikë të diktaturës, avokatin e zjarrtë të kauzës së tyre, publicistika shqiptare, humbi një nga penat më të spikatura të saj këto 30 vitet e fundit.

Shumë plane, ëndra, synime, projekte librash, përmbushje kauzash të keqpërdorura mbetën në mes me humbjen e Nebilit.

Prehu në paqe vëlla!

Ngushëllime familjes, djemve dhe bashkëshortes për humbjen e tyre të madhe!

I përjetshëm kujtimi i Nebilit, këtij luftëtari të pa epur të çështjeve të mëdha të këtij vendi", shkruan Bejko.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta publicisti Nebil Çika, ish kreu i të përndjekurve politikë


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur