Ndarja nga Floriana, biznesmeni
Tedi Ngjela zgjedh partneren e re

Ndarja nga Floriana, biznesmeni<br />Tedi Ngjela zgjedh partneren e re
Ndarja nga ish e dashura, Floriana Garo e Tedi Ngjelës, duket se nuk ka qenë shumë e rëndë për të, pasi Tedi tashmë ëhstë në krahët e një tjetër vajze.

Fotot që shihni tregojnë më së miri këtë gjë, ku ai duket se është i dashuruar me vajzën që ka në krah.


Përmes disa postimeve në rrjetin social “Twiter” Tedi Ngjela ka thënë se e do vajzën me të cilën është aktualisht dhe me të e lidhin shumë gjëra, përfshi këtu edhe biznesin.

“E dua atë. Ju e kuptoni për çfarë e kam fjalën. E dashuroj mënyrën sesi më shikon” ka shkruar ai.


Ndërkohë, edhe vajza me të cilën biznesmeni dhe juristi i njohur është lidhur, që quhet Era nuk e ka fshehur këtë fakt, duke postuar në rrjetet sociale edhe një foto me të dashurin e ri.



Kjo lidhje e re duket se është shumë e ndryshme nga ajo që Tedi kishte me Florianën, pasi ai ka vendosur që të ndajë me gjithë botën emocionet që po ndjen me të dashurën e re.

Tedi Ngjela dhe Floriana Garo kishin një lidhje disa vjeçare mes tyre dhe kishin krijuar një raport shumë të dashur, ku çdo detaj të tyre e bënin publik.

Madje, Floriana pati folur edhe për martesë, por gjithçka u përmbys kur çifti vendosi që të ndahej.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

10/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike