Ndarja nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani, miqtë e artistit i kushtojnë mesazhe ngushëllimi

Ndarja nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani, miqtë e artistit i kushtojnë mesazhe ngushëllimi

Për ndarjen nga jeta të Kujtim Prodanit, përmes rrjeteve sociale kanë reaguar edhe miqtë e tij, kolegë artistë, të cilët kanë qenë pranë tij gjatë gjithë krijimtarisë artistike, por deri edhe në momentet e fundit.

Më poshtë disa nga statuset 

Pianistja Etrita Ibrahimi: E pabesueshme!

Mik i një jete të tërë, që kur ishim fëmijë!  Djali i miqve të prindërve të mi!  Kolegu im Artist! E pabesueshme për mua që ti vendose të ikësh në këtë moment, Kujtim i dashur! E pabesueshme!

Aurela Gace: Shumë i trishtë ky lajm!

Shumë i trishtë ky lajm! U prehsh në paqe.

Joe Artid Fejzo: Na i theve zemrat, e mbylle lumin e pashtershëm të kujtesës!

Po jo ore mik, jooo.  Ç’ndodh kështu? Zemra jote madhe të tradhtoi kështu pabesisht. Nuk dua ta besoj o Miku im e Shok i Banges në ILA ..  o Zot. Po na i merr gjithë të dashurit e zemrës..., nuk më bën goja të them : Pusho në paqe o artist. E pikërisht që është dita e yjeve në qiell ti ndeze edhe yllin tënd.  Lamtumirë mik. Na i theve zemrat, e mbylle lumin e pashtershëm të kujtesës. Lamtumirë, tashmë je pranë Anitës së ëmbël e Agimit që i kërkoje aq shumë. Do më mungojë përqafimi yt i fortë e i gjerë.  Lamtumirë Kujte,

Miron Kotani: Një lajm i tmerrshëm

Jo…. Një lajm i tmerrshëm! E pabesueshme! Në kulmin e moshës, pjekurisë artistike, prodhimtarisë e projekteve  pa fund i palodhuri e i shtrenjti miku ynë i mirë artist, i paharruari Kujtim Prodani! Humbje shumë e madhe për artin Shqiptar.

Shpëtim Saraçi: Na shkatërrove në këtë fillim viti

Mos o Kujte se nuk po mbajmë dot më. Ishe kaq shok i mirë sa mbase jo të gjithë të njoftën....

Nuk gjej fjalë të shkruaj e duart më dridhen fort.....Ta dish edhe ne na e shkatërrove këtë fillim viti. Pusho në paqe o shok i mirë pranë prindërve të mrekullueshëm... Ngushëllimet më të sinqerta familjes....

R.I.P

Nikolin Gurakuqi:Pushofsh në paqe pranë prindërve

Kantautori Kujtim Prodani miku ynë i dashur, ndahet nga jeta. Megjithëse me një fizik të fuqishëm sportiv, ai nuk ia doli dot ta munde virusin. I dashur, i qeshur, i edukuar, modest, muzikant i mrekullueshëm, shpesh ndanim bashkë mendime artistike, e hapësira të përbashkëta sportive. Pushofsh në paqe pranë prindërve të t’u artistëve të shquar Agim e Anita i dashur artist, miku ynë i shtrenjtë Kujtim!

Leonard Bombaj: Mirënjohes që më ftove në këngët e tua!

Mbaruan pasthirrmat... Nuk dimë si të reagojmë...

Kujtim Prodani! Kaq papritur! Para një muaji u shkëmbyem pistës së liqenit. Admirova vrapin tënd të djersitur. Nuk do harroj kujtimin e përbashkët vitet ‘80 në Rrilë të Lezhës mes aksionit socialist kur në mungesë të ujit në të dy u turrëm, u  zhytëm në një pellg dhe u sapunisëm duke gajasur studentët. Govata natyrore që shpikëm ne studentët e arteve.

Qofsh i parajsës miku im! Mirënjohës që më ftove në këngët e tua!

Sidrit Bejleri: Zoti të pastë në Mëshirën e vet mik

 “Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi”. Zoti të pastë në Mëshirën e Vet mik, Kujtim Prodani!

Kantautori Gjergj Leka: E kishim lënë të iknim pas ’70-ave

O Kujtim si kështu. E kishim lënë të iknim pas shtatëdhjetave, me mend në kokë e piano me vete…..Na preve krahët!

 

 

 


Lajmi kryesor:

I kushtoi këngë virusit/ COVID-i i merr jetën kantautorit Kujtim Prodani (VIDEO)


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja