Ndarja nga jeta e publicistit, Basha shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij në media, leksion i përhershëm për brezat e rinj
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha
TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti i njohur Vasil Tabaku është ndarë nga jeta ditën e sotme. Për kontriburtin e tij në gazetari, vulën e së cilit mbajnë dhjetëra emisione në radio, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij. Një shpirt i lirë e cilëson Basha Tabaku, shembull për brezat e rinj që i qëndroi besnik misionit të shenjtë të gazetarisë.
"Me hidhërim mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të publicistit dhe shkrimtarit Vasil Tabaku, një nga aktivistët më të mëdhenj në gazetarinë shqiptare të pas viteve ’90, kundër rikthimit të censurës dhe autocensurës. Me emrin dhe zërin e Vasil Tabakut lidhen qindra emisione të drejtpërdrejta radiofonike e televizive të viteve 97-2001, në Radio “Kontakt” dhe TvATN1, një shërbim i madh kombëtar kundër përpjekjeve të gjithanshme për vendosjen e medias nën kontrollin e pushtetit të ardhur me dhunë pas rebelimit të 97-s.
Ato emisione kishin vulën e Vasil Tabakut, kontributin e tij të pazëvendësueshëm dhe janë një leksion i përhershëm për brezat e rinj të gazetarisë në Shqipëri, se si duhet luftuar konformizmi në profesion dhe se si duhet të ruhet misioni i fjalës së lirë.
Publicisti Vasil Tabaku kontribuoi jo vetëm në media, radio, televizion e shtyp të shkruar, por edhe në struktura drejtuese të organizatave që vetërregullojnë këtë sektor, duke përmbushur kështu misionin e shenjtë të cilit ai i qendroi besnik deri në fund, megjithë privimet shëndetësore që pati.
Vasil Tabaku u largua shpejt prej nesh, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm, jo vetëm në komunitetin e medias, por edhe tek lexuesit e shumtë të poezive, eseve e romaneve të tij. Por shembulli i tij i rreshtimit të fortë publik kundër censurës dhe vargonjve që pushteti synon pandërprerë t’i hedhë medias së lirë janë një trashëgimi e vyer se asnjëherë s’është shumë e s’është tepër për t’u renditur tek ithtarët e fjalës së lirë dhe jo tek puthadorët e pushtetit të radhës.
Unë dhe gjithë anëtarësia e kryeqytetit e Partisë Demokratike, ku Vasil Tabaku militoi për shumë vite, i gjendemi pranë familjes në këtë moment dhimbjeje të pafund dhe lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar", shkruan Basha.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.4%
-
Të gabuar
77.4%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta
27 Shtator, 13:38
-
'33% e shqiptarëve nuk ia dalin dot të blejnë ilaçet', Basha: Programi i Demokratëve Euroatlantikë mundëson shërbim shëndetësor sipas nevojës dhe jo sipas xhepit
26 Shtator, 10:01
-
Alibeaj ‘thumbon’ grupin e Bardhit pas bashkimit me Berishën: Qëndrimet nuk ndryshojnë me stinët, kërkoni karrige si parazitë! Ja çfarë më ndau nga Basha
17 Shtator, 14:23
-
Basha i përgjigjet Berishës: I kam kërkuar të ikë me dinjitet, që të mos ‘vdesë’ politikisht me turp! Ka marr peng PD, po minon opozitën dhe po i shërben Ramës
16 Shtator, 15:24
-
Basha për BBC: Bashkimi i votave për mbylljen e listave tregues i një klase politike që i kundërvihet interesave të shoqërisë
14 Shtator, 16:52
-
'Berisha dhe Rama bashkëqeverisin politikisht', Kthupi njofton krijimin e partisë së re: Diskutimet janë përtej emrave, i ftuar kushdo
13 Shtator, 18:28
-
Partitë e reja/ Lapaj në 'Studio Live' sfidon Berishën dhe opozitën: Keni ju kulla apo unë? Keni ju makina të shtrenjta apo unë? Nuk kompleksohemi dot
13 Shtator, 18:13
-
23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik
11 Shtator, 08:43
-
Ilir Yzeiri: 'Lulzim Basha- personaliteti i madh kombëtar e ndërkombëtar' dhe injoranca funksionale e gazetarit të BBC-së
10 Shtator, 17:35
-
Apeli i dha Berishës vulën e PD, Gjykata e Lartë s’pranon kërkesën e Bashës për pezullimin e vendimit
10 Shtator, 13:37
-
Asambleja e PS, Opozita: I vetmi që nuk ndryshon është Rama! Flet për 2030, por mendjen e ka tek 1997! Teatër i shëmtuar që riciklon veten
8 Shtator, 14:26
-
Zgjedhjet, Basha gati partinë e re: Do kemi ekip me kandidatë me lista të hapura! Te grupimi i Berishës, të gjithë për karrige! Në KiE s'më kanë zëvendësuar me Vokshin
5 Shtator, 17:37