Ish-gjyqtari, deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, është përballur sot me protestuesit që ishin mbledhur te Kuvendi, por nuk është pritur aspak mirë prej tyre.

Protestuesit e pranishëm në tubim i kanë kërkuar Gjin Gjonit që të japë dorëheqjen si deputet dhe nga PD, nëse do të donte që të bashkohej me ta.

Po ashtu, protestuesit i kanë kërkuar Gjin Gjonit që PD të largojë Sali Berishën nga pozicioni i kryetarit të partisë, në mënyrë që të hapet rruga për një opozitë cilësore.

Gjin Gjoni-protestuesve: Nuk mundet që PD të marrë drejtimin e protestës.

Protestuesit-Gjin Gjonit: S’ka shanse ta marrë, as nuk do ta merrni kurrë. Moratorium për 4 ligjet do bëhet? Ore edhe doktorin ndërrojeni o burr se nuk bëhet nami. Nëse je me ne, jep dorëheqjen.

Gjin Gjoni-protestuesve: Po si të jap dorëheqjen, ti si do i kalosh ligjet?”

Protestuesit-Gjin Gjonit: S’keni bërë asgjë deri më sot, jeni bashkëpunëtorë të gjithë në krim. Nuk na përfaqësoni.


Lajmi kryesor:

Protestë te Kuvendi/ Sulmohen me vezë e shishe uji makinat e deputetëve dhe policët! Pas shoqërimit, lirohen Goxhaj dhe 5 të tjerët! Protestuesit edhe te Policia e Tiranës (VIDEO)