Dhimbje e shpresë! Ndërrojnë jetë 2 pacientë me koronavirus, shkon në 15 numri i viktimave! Sot 15 të shëruar të tjerë

TIRANË-Bilanci i viktimave me koronavirus në vendin tonë vijon të rëndohet çdo ditë. Gjatë orëve të fundit dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme, duke çuar numrin e viktimave në 15 gjithsej në vendin tonë.

Pacienti 77-vjeçar  me iniciale I. B., nga Kavaja, po trajtohej prej 2 javësh në spitalin infektiv. Ai ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Viktima tjetër është pacienti 69-vjeçar me iniciale R. P.,nga Hasi, i cili po trajtohej prej 8 ditësh në spitalin Infektiv. 3 ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe frymëmarrja ishte vështirësuar duke detyruar mjekët që të vendosnin në respiracion të drejtuar, i intubuar. Pacienti 69-vjeçar ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e cila u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit.

Në rritje ka ardhur edhe numri i të infektuarve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja duke çuar në total numrin e të infektuarve në 243.

Numri i të infektuarave ka shënuar rritje në Durrës, ku 12 prej rasteve të reja ishin pikërisht në këtë qytetet, ndërsa Tirana, Korça dhe Fieri vijojnë të jenë mes qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve.

Gjatë ditës së sotme u konfirmua se mes të infektuarve janë edhe tre kryeinfermierë tek Spitali Infektiv në QSUT, të cilët janë shtrura në spital pasi kanë shfaqur simptoma klinike të COVID-19.

I prekur nga koronavirusi është Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, lajm i tillë është konfirmuar nga burime për Report Tv.

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë  129 raste
Durrës 26 raste
Fier 23 raste
Korçë  15 raste
Shkodër  8 raste
Vlorë 5 raste
Lezhë 5 raste
Elbasan 5 raste
Krujë 5 raste
Lushnje 4 raste
Kavajë  4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 3 raste
Rrogozhinë  2 raste
Mirditë  2 raste
Has 2 raste
Berat 1 rast

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:38
Koronavirusi në Shqipëri/ 15 persona të tjerë rezultuan negativ, Rama: Lajm i mirë, Manasterliu: Shkon në 67 numri i të shëruarve

1585690857_1585684444ramaa.jpg

Shkon në 67 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri. 15 pacientë të tjerë janë shëruar gjatë ditës së sotme. Lajmin e mirë e bën me dije kryeministri Rama.

“LAJM I MIRË: 15 TË SHËRUAR SOT”, shkruan Rama në një postimi në rrjetet sociale.

Lajmi i gëzuar për 15 të shëruarit e tjerë nga COVID-19 është konfirmuar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu. Në një postim në Twitter, Manasterliu shkruan: “Lajm i mirë. Edhe 15 të shëruar sot nga COVID-19. Shkon në 67 numri i të shëruarve.”

Ora 21:58
U rikthye nga pensioni për të shëruar të prekurit, mjeku infektohet me koronavirus

Mjeku Dhimitër Kraja rezulton i infektuar me koronavirus. Pas 48 viteve punë në spitalin Infektiv profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars  iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Dhimitër Kraja është shtruar prej ditës së djeshme në spitalin Infektiv ku po trajtohet nga kolegët për të fituar luftën me koronavirusin. Djali i tij është DJ i njohur, Vik Kraja, i cili ndau në rrjetet sociale pak ditë më parë postimin për babain e tij që iu bashku mjekëve bashkë me apelin për të qëndruar në shtëpi.


Postimi i djalit të mjekut
Ora 21:00
Lajm i mirë/ 5 të shëruar lënë Infektivin, fituan 'betejën' me koronavirusin

5 pacientë të shëruar kanë lënë Spitalin infektiv duke u kthyer në shtëpitë e tyre pasi dolën fitimtarë në luftën e tyre me COVID-19.

Pacientët që lanë Infektivin janë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja dhe rezultuan negativ me COVID -19 pas testit të dytë të bërë.

Dy prej pacientëve kanë ardhur në Infektiv në gjendje të rëndësuar por pas 12 ditësh trajtimi intensiv me medikamente që përdoren në të gjithë botën për COVID-19,  mundën të fitonin betejën e tyre me koronavirusin. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke publikuar foton e dy pacienteve që lanë sot Infektivin krahë mjekëve që u kujdesën për ato.

Deri në këto momente në Shqipëri janë 52 të shëruar, ndërsa të infektuar janë 243 persona , ku fatkeqësisht janë shënuar dhe 15 viktima.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 01/04/2020 01:34

    Evlad lotet tregojn mëshir,dhimbjet na e shkatrrojm shëndetin,nuk ndihmon fare,Pleqt e kan të përjetume,Natyra e shëndosh Njerzit e shëndosh,Rinia kan energji dhe dashuni,me jav dhan mundsin me nji pag modeste,me i krasit lisat,krejt degët e thata,ata sherohen,sherohet mali,sherohen njerzit,mjekët do tken shum pak punë,disa po e din veq kan fillu me na sha,po i urojm përpara,ju gzofshin NANAT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë