TIRANË - Pas shefit të Urgjencës, Skendër Brataj, është infektuar me koronavirus edhe Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT. Koraqi, është njëkohësisht zv. dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Një lajm i tillë është konfirmuar nga burime për Report Tv.
Ditën e sotme, Andi Koraqi është paraqitur tek Spitali Infektiv.Shtrimi në spital rekomandohet për ata që janë me simptoma të rënda, por burimet thanë se ashtu siç ndodhi me zotin Brataj më herët, Andi Koraqi do t'i nënshtrohet skanerit të mushkërive, për të parë se janë prekur nga koronavirusi. Pa kaluar edhe një orë, Koraqi ka lënë ambientet e spitalit për t'u vetëizoluar në shtëpi.
Më herët është konfirmuar pozitiv me COVID-19, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj dhe Mirela Cami, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar më herët se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëizoluar në shtëpi.
Të tre janë anëtarë të Task-Forcës për koroanvirusin.
Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, raportuar sot deri më tani janë konfirmuar 243 të prekur dhe 13 viktima, teksa në total 52 janë shëruar.
Infektohen me COVID-19 edhe tre kyeinfermierë tek Infektivi
Burime për Shqiptarja.com thanë se të infektuar me COVID-19 janë edhe tre kryeinfermierë tek Spitali Infektiv në QSUT. Të njëjtat burime saktësuan se tre të infektuarit janë shtruar tek Spitali Infektiv, pasi kanë shfaqur simptoma klinike të koronavirusit.
Shefi e paska kokën 200 kg.
I uroj shërim te shpejte, por një thënie Suedeze duhet ta them:
Një njeri që nuk respekton peshën e tij trupore, nuk mund të quhet normal...
Shefi e paska kokën 200 kg. I uroj shërim te shpejte, por një thënie Suedeze duhet ta them: Një njeri që nuk respekton peshën e tij trupore, nuk mund të quhet normal...
PërgjigjuShaban E paske shok qenke një mendje..
po te ishte normal do ishte suedez kaqol.