TIRANE- Aktorja e mirënjohur Marika Kallamata është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Artistja Marika Kallamata lind 17 nëntor 1930 në Fier. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e lindjes. Ajo u angazhuar si aktore në Teatrin Popullor në vitet 1950. Në vitin 1984 ajo mori urdhrin "Artiste e Merituar".
Disa nga rolet më të suksesshme janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija. Artistja doli në pension, në tetor të vitit 1985. Veç roleve në teatër dhe kinema njihet nga spektatorët edhe si “gjyshja e përrallave". Pas viteve '90 luan role në komeditë: "Shtëpia me dy porta", "Nesër është vonë" dhe "Një baba tepër", "Streha e të harruarëve". Në krijimtarinë e saj artistike, numëron rreth 100 role.
Ministria e kulturës Elva Margariti shkruan se homazhet do mbahen nesër në ambientet e arTurbinës nga ora 11:00 deri në 13:00.
“Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.
Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!
Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00”, shkruan Margariti.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar, 16:22
-
E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë
15 Janar, 07:45
-
Begaj dekreton ndryshimet në qeveri, ikën Margariti! Blendi Gonxhja ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete mbetet te 'Financat'
12 Janar, 15:14
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar, 14:31
-
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
8 Janar, 15:20
-
'Transumanca', riti i shtegtimit të bagëtive nga barinjtë në bjeshkë futet në UNESCO! Margariti: Traditë e lashtë, aplikuam bashkë me Spanjën e Francën
6 Dhjetor 2023, 08:16
-
‘Butrinti’, Zhupa për Report Tv: Koncesion anti-kushtetues, vë në rrezik historinë dhe trashëgiminë kulturore! Margariti në konflikt interesi
1 Dhjetor 2023, 13:41
-
'Krishti i gjithëpushtetshëm', ikona e shekullit të XVI-XVII tashmë një thesar i shpëtuar!
19 Nëntor 2023, 20:15
-
Plan Menaxhimi për ish-kamp-burgun e Spaçit, nis në 2024-ën. Ndreca: Aty vuajti elita, të punohet me ritme më të shpejta
13 Nëntor 2023, 22:31
-
4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit
13 Nëntor 2023, 19:38
-
Regjisori i mirënjohur Vladimir Prifti shuhet në moshën 81-vjeçare, filmat e tij shkollë për brezat
5 Nëntor 2023, 10:19
-
Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha shndërrohet në rezidencë artistësh! I pranishëm edhe Macron, Rama: Lëmë pas fantazmat e së shkuarës përmes lirisë së shprehjes
17 Tetor 2023, 12:52
Marika Kallamata beri dhe i la vendit art te vertete. I qofte dheu i lehte.
Përgjigju