SINGAPOR - Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare Lee Kuan Yew lideri historik i Singaporit. Kuan Yew shërbeu për 31 vjet si kryeministër dhe qendroi në qeveri deri në vitin 2011.
I ashtuquajturi babai i Singaporit transformoi qytetin e vogël portual në një qendër të pasur globale. 91-vjecari prej dy muajsh ndodhej në një terapi intensive në spital pas gjëndjes së rëndë shëndetësore.
Gjatë qeverisjes së tij në vitet 1959-1990 ai u kritikua për një pushtet të hekurt. Sipas tij liria e fjalës ishte i kufizuar fort dhe kundërshtarët politikë ishin në shënjestër nga gjykatat.
Gjatë një prononcimi televizim, i biri i Kuan Yew deklaroi se Lee luftoi për pavarësinë e tyre, ndërtoi një komb ku nuk kishte asnjë, dhe i bëri krenar për vendin ku jetojnë.
Presidenti Obama nëpërmjet një deklarate për shtyp e ka cilësuar 91-vjeçarin Kuan Yeë si “Gjigandin e historisë”, ndërsa Sekretari i Pergjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon deklaroi se ishte pikëlluar thellësish për ndarjen nga jeta të Lee Kaun Yew. Një funeral shtetëror do të zhvillohet për të në 29 mars pas një jave zie në vend.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com