Ndërron jetë spikerja e parë e lajmeve në RTSH

Ndërron jetë spikerja e parë e lajmeve në RTSH

Stoli Beli

Spikerja e parë e lajmeve në RTSH, Stoli Beli është përcjellë për në banesën e fundit në moshën 91-vjeçare.

Data 29 prill e vitit 1960, ka qenë një ditë historike për gazetaren, spikeren dhe redaktoren e parë në ekranin shqiptar. Beli është prezantuar përpara teleshikuesëve në studion e parë Televizive Shqiptare me fjalët “Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar`”.

Ajo e filloi karrierën një kohë kur gjithë programet ishin drejtpërdret, pa një  studio regjistrimi.

Stoli nuk ishte vetëm spikerja e parë në ekran, por më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë.

Ende sot e kësaj dite mbetet një nga figurat më të dashura të spektatorëve.

Miqtë, të afërmit dhe kolegët janë prekur nga ndarja e saj nga jeta.

Një prej tyre është regjisori Xhelil Aliu i cili kujton eksperiencën e saj në dekada në televizion dhe shkruan se në ceremoninë mortore ndodheshin pak njerëz dhe se televizioni ku ajo punoi tërë jetën duhet të gjendej pranë në këto momente të fundit.

Edhe pasi filloi punë në televizion, sërish nuk e la punën në radio. Punonte edhe aty si redaktore, por edhe ka shkruar tregime e përralla.

Për televizionin dje dhe sot ajo shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.

Një nga pengjet e spikeres që lexonte më shumë libra e shihte pak tv kohëve të fundit pasi sipas saj, në to ka shumë politikë, është mungesa e titullit “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

"E kanë marrë shumë vete, këngëtarë, artistë, futbollistë, po unë që hodha themelet, që dhashë lajmin e parë në televizionin e parë shqiptar, me 31 vite karrierë, nuk më takon ky titull?", shprehej ylli që u shua, spikerja e parë e ekranit shqiptar, e Radio Televizionit Shqiptar, Stoli Beli.

Stoli Beli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'