Ndërtimet e emigracioni në
rënie, duhen burime të reja

Ndërtimet e emigracioni në<br />rënie, duhen burime të reja
TIRANE- Në përputhje me premtimet elektorale të mazhorancës, dje ka nisur nga funksionimi Këshilli Ekonomik Kombëtar, që synon bashkërendimin e forcave drejt burimeve të reja për zhvillimin, ndërkohë që burime tradicionale po shterojnë 
 
Shlyerja e borxhit të qeverisë ndaj palëve të treta dhe gjetja e burimeve të reja për rritjen ekonomike të vendit, duke u orientuar drejt prodhimit, kanë qenë dy temat që kanë kryesuar dje axhendën e mbledhjes së parë të Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama, bëri me dije se ky Këshill do të jetë drejtuesi real i ekonomisë dhe financave të vendit.
Rama evidentoi si çështje emergjente borxhin që Ekzekutivi ka ndaj bizneseve, institucioneve arsimore, shëndetësore dhe gjykatave. Ndërsa paraqiti si problem borxhin publik dhe deficitin, Rama theksoi se në kohën kur dërgesat e emigrantëve kanë rënë dhe bumi i ndërtimeve është ndalur, është e domosdoshme gjetja e burimeve të reja me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.
 
Konstituimi
Këshilli Ekonomik Kombëtar do të mblidhet çdo muaj nën drejtimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ndërsa një herë në tre muaj do të zhvillohet një mbledhje ku pjesmarrja e huaj dhe vendase do të jetë më e lartë dhe do të drejtohet nga vetë kryeministri i vendit.
Këshilli Ekonomik Kombëtar është konstituar si një instrument që synon të shërbejë për të institucionalizuar dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, në funksion të ristrukturimit të ekonomisë, në një ekonomi dinamike dhe prodhuese.

“Rrjeti ynë i miqve ekspertë të nivelit më të lartë botërorë sot të ekonomisë dhe financave është më i gjerë sesa këta katër miqtë që na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë tryezë. Dhe duke marrë parasysh dhe angazhimet e tyre, ne mendojmë që alternimi do të ishte plotësisht i mundshëm dhe po ashtu i vlefshëm, ndërkohë që e gjithë puna e kësaj tryeze do t’i përcillet e plotë të tjerëve që nuk janë këtu sot, të pranishëm. Mbas Konferencës që kemi pasur në gusht, kemi vazhduar të kemi komunikim me të gjithë pjesëtarët dhe, si të thuash, ky rrjet pak nga pak po merr një formë shumë të përshtatshme dhe që ne na ndihmon shumë”, tha Rama.
 
Transparenca
Për ta bërë transparencën sa më efikase, qeveria u angazhua të ngrejë në Këshillin e Ministrave një zyrë që do të jetë zyra e ankesave dhe zyra e kërkesave të sipërmarrjes, drejtpërdrejtë si Sekretariat i Këshillit, në raport me mbledhjet e përmuajshme.
Financat janë në proces diskutimesh intensive me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore lidhur me kapërcimin e sfidës së borxhit publik. Por, Këshilli mendohet të përdoret edhe si vend për të diskutuar edhe për vetë aspektet problematike të strukturës së ekonomisë, në kushtet kur dy burime të mëdha të kësaj rritjeje ekonomike sot mund të konsiderohen të shteruara, ose së paku jo më burime rritjeje decizive. Nga njëra anë dërgesat e emigrantëve, që kanë qenë jo pak, por rreth 15 % e GDP-së së vendit, nga ana tjetër fundi i bum-it të ndërtimeve.
 
Shkrimi u publikua sot (25.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa