Ndërtimet informale/316 pronarë
marrin 1.7 mln € për pronat e zëna
Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi një listë të re me emrat e pronarëve që do të kompensohen në rrugë financiare për shkak të kalimit të pronësisë tek poseduesit e ndërtimeve pa leje që legalizohen, të cilët kanë ndërtuar në pronat e tyre.
Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi një listë të re me emrat e pronarëve që do të kompensohen në rrugë financiare për shkak të kalimit të pronësisë tek poseduesit e ndërtimeve pa leje që legalizohen, të cilët kanë ndërtuar në pronat e tyre.
Vendimi përcakton se, në bazë të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” dhe ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave vendos shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Elbasanit, Fierit, Shkodrës, Tiranës dhe Lezhës.
Sipërfaqja që shpronësohet është 20.392,1 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit është 244.223.971,3 lekë, afro 1.7 milionë euro.
Lista e pronarëve që përfitojnë nga kjo shumë jepet më poshtë.
Në përputhje me këtë VKM, ngarkohen zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Elbasanit, Fierit, Shkodrës, Tiranës dhe Lezhës, të kryejnë ndryshimet përkatëse, për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme, duke qenë se ai bëhej i detyrueshëm nga momenti që botohej në Fletoren Zyrtare, që ndodhi të enjten.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43