Një godinë shumëkatëshe pritet të ngrihet në zemër të Tiranës, në zonën e Parkut “Rinia”, aty ku sot ndodhet godina e kompleksit privat “Tajvani”. Projekti “Tirana Fountain Plaza” ka hasur kundërshtimin e opozitës. Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzon qeverinë se po cenon një prej hapësirave historike të kryeqytetit në favor të ndërtimeve.
“Parku Rinia, i ideuar që në fillim, në krijim të qytetit, për të qenë një park publik, për të qenë një park në shërbim të qytetit e të qytetarëve, është një copë historie që duan t’ia hanë e t’ia kafshojnë Tiranës, njësoj siç bënë edhe me Teatrin Kombëtar”, shprehet Tabaku.
Tabaku pretendon se Parku “Rinia” ka marrë në vitin 2007 statusin e zonës së mbrojtur, ndërsa ngre akuza edhe për mënyrën se si është vendosur për ndërtimin. Sipas saj, gjithçka është bërë pa një procedurë transparente.
“Në vitin 2007 ka marrë edhe statusin e zonës së mbrojtur. Pa asnjë konkurs, pa garë, pa asnjë njoftim, pa asnjë procedurë, njoftuan që këtu do të ndërtohej. Do të ndërtohej duke e prishur këtë copë historie, në një qytet të mbingarkuar me ndërtime, një qytet që sot, fatkeqësisht, po njihet si qytet i pastrimit të parave, nga një park, për ta kthyer në një zonë të ndërtuar.
Mbasi ia dha besnikut të partisë në vitin 2009, sot qeveria është duke ia dhënë po të njëjtit besnik partie për ndërtim, duke i hequr e fshirë me një të rënë të lapsit historinë e qytetit, vendin ku shumë fëmijë luajnë, por duke i marrë edhe një nga mushkëritë e pakta që i ka mbetur sot Tiranës”, shprehet Tabaku.
Deputetja demokrate thotë se Tirana ka nevojë për më shumë hapësira publike dhe jo për ndërtime të tjera, ndërsa e cilëson projektin një tjetër rast ku, sipas saj interesi i qytetarëve lihet mënjanë.
“Asnjëherë nuk diskutohet se si mund t’i shtojmë një rrugë a një transport publik Tiranës, por diskutohet gjithmonë se si t’i shtojmë një ndërtim tjetër”’
Projekti fitues për “Tirana Fountain Plaza” është ai i studios daneze “Bjarke Ingels Group” dhe parashikon zëvendësimin e godinës aktuale të kompleksit “Tajvani”. Qeveria ka deklaruar se ndërhyrja nuk do të prekë gjelbërimin ekzistues të Parkut “Rinia”.
-
Perbindeshi nuk ndalet deri ne zhdukjen e cdo cm katror hapesire te gjelber ne Tirane dhe Shqiperi. Nuk ndalet duke i marre ajrin Shqiperise, nuk ndalet duke ndalur korridoret natyrore te eres, nuk ndalet duke plurosur dhe shkaktuar semundje te ndryshme te mushkrive. Kjo ishte historia e kryeministrit dy metra qe kishte ardhur per te dhene dhe jo per te marre ne Shqiperi, ne fakt historia do ta hedhi ne koshat e plehrave.
Përgjigju-
Ec perpare gjigant mos caj koken çfar thone berishistet qe duan kasolle .Tirana europiane
-









Komente
Komento