Zbatimi i Planit Sektorial në sektorin e ndërtimit po jep rezultate konkrete, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Administrata bën me dije se formalizimi i sektorit po reflektohet në rritjen e numrit të punonjësve të deklaruar, pagave, kontributeve dhe të ardhurave nga punësimi.
Sipas të dhënave të publikuara, në qershor 2026, krahasuar me qershorin 2025, paga bruto është rritur me 23%, kontributet me 25%, ndërsa të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi janë rritur me 49%. Po ashtu, numri i punonjësve të deklaruar është shtuar me 2,200.
Administrata Tatimore njofton se do të vijojë zbatimin e Planit Operacional të Ndërtimit, me synimin për të rritur më tej formalizimin në këtë sektor.











Komente
Komento