Ndërtohet 10 kilometër rrugë, dy
fshatra dalin nga izolimi në Lezhë

Ndërtohet 10 kilometër rrugë, dy<br />fshatra dalin nga izolimi në Lezhë
Banorët e dy fshatrave në Njësinë Administrative të Ungrejt në Lezhë kanë dalë nga izolimi që kishin pasur prej vitesh për shkak të mungesës së rrugës.
 
Falë një investimi të Bashkisë Lezhë, prej muajsh ka nisur puna për hapjen e 10 kilometrave rrugë në këtë zonë malore që lidh qendrën Administrative me fshatrat Sukagji dhe Gjazuj.
 
Kjo ndërhyrje është pritur mjaft mirë nga banorët e zonës të cilët thonë se kanë qenë të izoluar plotëisht dhe e vetmja mënyrë për të lëvizur ka qenë me kafshë.

Ndërhyrja po kryhet në një terren mjaft të vështirë, por sipas zëdhënësit të Bashkisë Lezhë Altin Mema hapja e kësaj rruge ka qenë mjaft e domosdoshme për banorët e këtyre zonave.
 
Me përfundimin e punimeve për hapjen e kësaj rruge, lëvizja e mjeteve do të jetë krejtësisht normale në këtë zonë malore të Lezhës.

[gallery]19018[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë