Ndeshja e Europa League ndërmjet Bilbaos e Spartak Moskës në Spanjë nuk kaloi e qetë. Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet huliganëve të klubit rus dhe atij spanjoll, nga ku ka vdekur një polic. Rreth 200 tifozë rus kishin udhëtuar në Spanjë për të “mbështetur” klubin e tyre, megjithatë një rrahje masive me fansat e klubit kundërshtar ndodhi para fillimit të takimit jashtë stadiumit.

“Ertzaintza”, forca lokale policore baske, arriti të hyjë ndërmjet fansave, por gjatë ndërhyrjes një polic ka pësuar një sulm kardiak, i cili u dërgua në spital nuk arriti të mbijetojë. Polici pësoi atak kardiak pasi u godit nga një shpërthim. Raportohet se janë arrestuar pesë persona.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com