Tirana abonohet me barazim, 2-2 kundër Bylis! Vllaznia mposht kampionët, Teuta merr tri pikë në Korçë
Ndeshja në Shkodër dhe Korçë
Superliga shqiptare e futbollit ka nisur ditën e parë të raundit të katërt. Në Ballsh, Tirana e Bledi Shkëmbit është abonuar me "X", teksa barazoi 2-2 kundër Bylisit. Sot në 19:00, Skënderbeu humbi 2-3 nga Teuta, teksa Vllaznia fitoi 3-1 me Egnatian. Java e katërt e elitës së vendit mbyllet nesër.
Në "Adush Muça" të Ballshit, Bylis dhe Tirana barazuan 2-2 në një sfidë thriller që u vendos në minutën e 95-të. Për vendasit shënuan Arli Përgjoni në minutën e 18-të dhe Flamur Ruci në 90+5, të dy me supergola. Ndërkohë që Akileu Ndreca përmbysi përkohësisht për Tiranën me dopietë në minutat 83 dhe 88-të. Pas javës së katërt Tirana sheh katër pikë dhe katër barazime.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia fitoi 3-1 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Mala në minutën e 16-të zhbllokoi shifrat dhe kaloi në epërsi vendasit, para se Ujka të barazonte ndeshjen. Në minutën e 40-të Klinti Qato shënoi një supergol për 2-1 e Vllaznisë. Në pjesën e dytë Bekim Balaj me një aksion model dhe pasim final nga Qato vulosi tri pikët e Vllaznisë.
Në Korçë dramë për vendasit. Skënderbeu humbi 2-3 me Teutën në një ndeshje të luftuar deri në sekondën e fundit. Nikaj shënoi për korçarët pas vetëm nëntë minutash, ndërsa Beqja barazoi në pjesën e parë. Teuta me Preknicaj dhe Krujën shënuan dy gola të tjerë, ndërsa Rashica në minutën e 90+5 gjeti golin e dytë për korçarët. Në aksionin e fundit Skënderbeu pretendoi për penallti, por VAR e cilësoi ndërhyrjen e Kotobellit si të saktë.
Superliga, raundi 4:
E mërkurë, 11 shtator 2024
16:00 Bylis 2-2 Tirana
19:00 Skënderbeu 2-3 Teuta
19:00 Vllaznia 3-1 Egnatia
E enjte, 12 shtator 2024
19:00 AF Elbasani - Laçi
19:00 Partizani - Dinamo
Renditja:
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
82.3%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 1954
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Besa i falet Mazrekajt, Apolonia fiton në Kukës! Valbona mposht Erzenin, bie Lushnja
11 Shtator, 18:27
-
Zyrtare/ Dinamo prezanton Ilir Dajën një ditë para derbit kundër Partizanit: Rikthehem në shtëpi
11 Shtator, 16:46
-
Kategoria e Dytë/ Hidhet shorti, klubet e grupeve A dhe B mësojnë kalendarin e sezonit 2024-25
11 Shtator, 15:15
-
Liga e Kombeve/ 'Fortesa' Air Albania bie me një supergol, Gjeorgjia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë! Kombëtarja asnjë gjuajtje në portë
10 Shtator, 22:38
-
Vllaznia përballet me Egnatian, Thomas Brdaric: Kemi dëmtime, tregojmë veten kundër kampionëve
10 Shtator, 21:52
-
Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”
10 Shtator, 15:36
-
Humbja e dytë në dy ditë, Kombëtarja U-19 e pëson nga Turqia
8 Shtator, 21:20
-
Volejboll femra/ Skënderbeu e nis me trofe sezonin, mposht në finale Tiranën
8 Shtator, 19:48
-
Sylvinho vendos rekord me kombëtaren shqiptare, trajneri i afrohet Peter Brigelit
8 Shtator, 19:06
-
'Zënka Asllani-Manaj? Herën tjetër e gjuaj unë', Sylvinho paralajmëron: Në këtë grup do të shohim gjithçka, nuk e kam peng Ismajlin
8 Shtator, 16:23
-
Liga e Kombeve/ Sfida kundër Gjeorgjisë në 'Air Albania', shiten të gjitha biletat
8 Shtator, 15:14
-
Agjencia Europiane e Mjedisit rendit Tiranën mes 10 kryeqyteteve më të gjelbërta të Europës
8 Shtator, 14:34