Ndeshja Shqipëri-Portugali, ja
atmosfera në qytetin e Elbasanit

Ndeshja Shqipëri-Portugali, ja<br />atmosfera në qytetin e Elbasanit
Qyteti i Elbasanit është tejmbushur me tifozë të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit për të ndjekur ndeshjen e kombëtares sonë kundër Portugalisë që do të luhet sonte në “Elbasan Arena”.
elbasan
Atmosfera festive ndihet kudo nëpër qytet, ndërsa pjesa e më madhe e tifozëve kanë ardhur nga Kosova, apo nga viset shqiptare ne Mal të zi dhe në Maqedoni. Deri tani nuk janë shënuar inicidente dhe policia e Elbasanit ndodhet në gatishmëri, ndërsa në terren janë 811 efektivë policie. 
elbasan
Djemtë e kombëtares vijojnë seancën e fundit stërvitore, ndërsa gjithçka në stadiumin “Elbasan Arena” është gati për ndeshjen e shumë pritur kundër luzitanëve. Këta të fundit kanë në gjirin e tyre një ndër lojtarët më të mirë në botë, Christiano Ronaldon,
elbasan
Në rast fitoreje ekipi ynë për herë të parë kualifikohet në një kompeticion të rëndësishëm sic është kampionati evropian “Euro 2016 “ që këtë herë luhet në Francë. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Portugali kuq e zijntë fituan me rezultatin 1-0 falë një goli spektakolar të shkodranit Bekim Bala. ​Aktulisht portugezët janë në krye të Grupit me 13 pike dhe ndiqen nga Danimarka me 11 pike dhe kombëtarja jone me 11 pikë.
elbasan
Në foto Ballist Morina

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim