Ndihma ekonomike, formulari i ri:
Deklarim nëse ke TV e mikrovalë

Ndihma ekonomike, formulari i ri:<br />Deklarim nëse ke TV e mikrovalë
Ndryshon formulari që duhet plotësuar për të marrë ndihmë ekonomike.

Të gjitha kategoritë në nevojë, në qarqet Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit duhet të plotësojnë formularin e ri, ku do deklarojnë të ardhurat dhe mallrat që kanë.

Kështu do deklarohet nëse në shtëpi keni ose jo televizor, nëse keni makinë larëse, sobë, mikrovalë, kalorifer, biçikletë etj. Por ajo që bie në sy është se do deklarohen edhe nëse keni gjë të gjallë në shtëpi, si lopët, lepurat, delet por edhe gomari ose mushka.

Në vendimin më të fundit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të miratuar nga qeveria, nuk specifikohet nëse këto kritere janë kusht ose jo për të përfituar ndihmën ekonomike.

Në momentin e aplikimit, ku do plotësohet edhe formulari, do deklarohet edhe numri i dhomave të shtëpisë si dhe nëse familjet kanë matës të energjisë elektrike.

Të gjitha këto kritere sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale janë për të kuptuar gjendjen ekonomike të çdo aplikuesi.

Formulari i ri do plotësohet vetëm nga aplikantët në qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit ku po aplikohet projekti pilot për ndihmë ekonomike.

Masa e ndihmës ekonomike është 8 mijë lekë dhe pagesa tërhiqet nga bashkëshortja e familjes në nevojë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën