Ndihma ekonomike, Klosi: Reforma 
synon të zerojë abuzimin në skemë
BB: Varet nga bashkëpunimi qeveri-pushteti vendor
Ademi:Fondi social duhet në duart e pushtetit vendo

Reforma pritet të përfshijë dhe Ndihmën Ekonomike që përfitojnë familjet në nevojë. Drafti është prezantuar sot nga Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi, ku sipas tij reforma do të zerojë abuzimin që mund të ndodhë në këtë drejti.

Kurse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi kërkoi që fondi social të përqëndrohet në duart e pushtetit vendor. Sipas saj, implementimi korrekt i refomës do të sillte fundin e kaosit që shkaktohet zakonisht.

E ftuar në këtë prezantim, përfaqsuesja e Bankës Botërore, Tahseen Sayed kërkoi që qeveria të punojë me bazën e të dhënave, duke theksuar se roli i administratorëve të rinj do të jetë i rëndësishëm.

Klosi
Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi ka prezantuar sot reformën e re në skemën e ndihmës ekonomike ku ka thënë se ajo synon zerimin e abuzivizmit me këtë skemë dhe riintegrimin e familjeve të përfshira në skemë.

Sistem i ri i hartuar me kujdes ka qëllim që abuzimi është zero. Kjo reformë kërkon kurajë e guxim nën asistimin e bankës botërore, ajo nuk u bë nga qeveria e kaluar pasi humbiste mekanizmin për përfitime elektorale. Varfërisë duhet ti shkosh në rrënjë për ta luftuar. Reforma e re ka dy shtylla: 1. Rritjen e masës së përfitimit dhe 2. Punën për daljen nga varfëria. Programi nis shndërrimin në riintegrimin social. Ne kemi testuar programin në 3 qarqe ku kemi funksionuar me një model të ri. Faleminderit bankën botërore për asistencën e këmbënguljen që ky proces të jetë histori suksesi. Nuk do përjashtohet asnjë nga skema që ka TV, makinë, lavatriçe apo nëse merr pagë minimale. Ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme nuk përjashtohen nga ndihma ekonomike. Qasja jonë ndryshon shndërrimin e skemës së ndihmës ekonomike nga pasive në aktive që do iu shkojë atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Qëllimi është punësimi i përfituesve të ndihmës ekonomike. Shërbimi kombëtar i punësimit po përgatit një paketë me tre oferta punësimi në sektorë të ndryshëm për personat në asistencë” tha Klosi.

klosi
Blendi Klosi, ministr i Mirëqënies Sociale e Rinisë 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen