Fier-Pas një konflikti në familje burri ka tentuar që të vrasë gruan me armë gjahu, por është arrestuar nga policia.
 
Sipas policisë së Fierit, Aranit Shahaj, banues në fshatin Cakran ka pasur një debat në familje me bashkëshorten e tij B.Sh, 55 vjeçe, ndërsa situata ka agravuar dhe 55 vjeçari ka marrë armën e gjahut duke tentuar ta vrasë, por ngjarja është parandaluar.
 
Policia është lajmëruar nga  bashkëshortja e autorit, e cila kërkonte ndihmë pasi burri po e keqtrajtonte.
 
Pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar edhe  armën e gjahut teke model "BERETTA” dhe 3 gëzhoja arme gjahu.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë", parashikuar nga Nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com