Ndihmës Sekretari i NATO-s mesazh Kosovës: Veprimet e pakoordinuara në Veri rrisin rrezikun për dhunë! Rrezikojnë dhe trupat e KFOR
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Thomas Goffus
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus është shprehur se veprimet e pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun për dhunë, e cila cenon sigurinë e të gjithëve, duke përfshirë dhe trupat e KFOR.
"Siç i kemi parë veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, e cila cenon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, dhe rrezikon trupat e KFOR-it”, ka thënë ai.
Njeriu që këshillon Sekretarin e Përgjithshëm për forcimin e aftësive mbrojtëse, mbrojtjen e territorit dhe reagimin ndaj krizave, është shprehur se zgjidhja që çon drejt një paqe afatgjatë në Kosovë është ajo politike, jo shtimi i trupave ushtarake.
Sipas Thomas Goffus, është esenciale që edhe Prishtina edhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zgjidhur çështjet e mbetura.
“Gjatë vitit të kaluar ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, në mënyrë që të adresojmë fatkeqësisht një ambient më sfidues të sigurisë dhe rishfaqjen e tensioneve. Kjo tregon edhe një herë përkushtimin e shpejtë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve që ta ruajnë sigurinë përgjatë Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi", është shprehur ai.
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm shtoi se kjo e rëndon shqetësimin e NATO-s dhe partnerëve për stabilitetin e rajonit dhe Kosovës, si dhe sigurinë e trupave të saj. Ai tha se ushtarët e KFOR-it mbesin të përkushtuar në detyrë, posaçërisht në veri të Kosovës, me patrullime të rregullta dhe duke monitoruar situatën në terren.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?
-
Kurum
37.3%
-
Koncesionari
11.8%
-
Shteti
50.8%
Vota total: 2022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eljan Tanini: Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e kundërta, dhe pikë
29 Gusht, 21:12
-
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise që nuk janë të lehta
29 Gusht, 20:31
-
‘Shqiptarët janë xhelozë për Kosovën’, aktori i humorit sqaron deklaratën: Jam i indinjuar, pse një trajner serb në klubin elitar shqiptar
29 Gusht, 18:29
-
Osmani takim me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm e NATO-s: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie
29 Gusht, 16:16
-
Hapet dega e Postës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, aktivistët e partisë serbe protestojnë
29 Gusht, 16:00
-
Albin Kurti kërkon hapjen e arkivave serbe: Strategjia e Millosheviç se ‘nuk ka kufomë dhe s’ka krim’ po vazhdohet edhe sot
29 Gusht, 13:41
-
Ambasadori gjerman 'zhvishet' nga kostumi i diplomatit, ndan pamjet duke përgatitur fli në saç në Kosovë (VIDEO)
29 Gusht, 10:38
-
Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?
28 Gusht, 15:16
-
Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të punëtorëve
27 Gusht, 22:16
-
Mero Baze: Shqipëria duhet t'i faktorizojë shqiptarët si garant të perëndimit në rajon
27 Gusht, 20:26
-
Kurti takon admiralin amerikan të NATO-s, diskutohet për sigurinë në Kosovë dhe dialogun
27 Gusht, 19:29
-
Profesori amerikan Kupchan: Disa lëvizje të Kurtit konsiderohen si provokim nga Uashingtoni, t’i dëgjojë aleatët për urën e Ibrit!
26 Gusht, 12:32