Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë gjurmë të mëdha në vitin 2019, dhe që pritet ta shoqërojnë vendin edhe për një periudhë 3 ose 4 vjeçare. Një nga sektorët që u ndikua më së shumti ishte edhe industria e turizmit pasi pati anulime fluturimesh për shkak të situatës së krijuar. Por për operatorin turistik Besnik Vathi ndikimi në muajin dhjetor është shumë më i vogël, krahasuar me pasojat që mund të ketë vendi nëse nuk merren masat e nevojshme.
“Pasoja e parë, dhjetori them, nuk pati rëndësi, pasi muaji dhjetor është i parëndësishëm, ndërsa pasojat që do të ketë në sezonin e ardhshëm gjithnjë nëse nuk do të merren masa nga qeveria pasojat do të jenë shumë të mëdha në turizmin shqiptar. Pasojat më të mëdha janë edhe në Durrësin si destinacion por edhe në imazhin e vendit në përgjithësi”, u shpreh për Report TV, operatori turistik Besnik Vathi.
Për Vathin viti 2020 do të ketë vështirësi por priten më shumë turistë. Sipas tij hap shumë pozitiv është minishengeni ballkanik.
“Aplikimi i Minishengenit do të ishte një sukses dhe një mundësi e jashtëzakonshme për rritjen e turizmit në vendin tonë. Do të ishte e mundur që vetëm me një vizë të vizitohej i tërë rajoni. Duke shtuar këtu edhe lehtësimet e mëdha me heqjen e pikave kufitare”, tha Vathi.
Ndërkohë pak ditë më parë u zhvillua edhe samiti” Turizëm për solidaritet dhe qëndrueshmëri” i organizuar si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, për të dhënë mesazhin se ky sektor në vendin tonë është më i konsoliduar se kurrë. Sipas ministrisë së Turizmit numri i turistëve në 2019, ishte në shifrën e 6 milionëve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbështetje për turizmin malor, Vathi: Shteti të garantojë infrastrukturën! Çmimet në jug do të ulen kur të ndërtohet aeroporti i Vlorës
11 Qershor, 14:13
-
'Ka rritje të shifrave të turizmit por duhet referuar saktë', Besnik Vathi në 'Studio Live': Shqipëria hyn tek vendet me çmime të ulëta në rajon
6 Qershor, 19:48
-
Epokë e re e turizmit, të ftuarit në 'Përballje': Kemi resurse pa fund! Duhet nxitur prodhimi vendas, turistët nuk vijnë të hanë mish Brazili
10 Prill, 14:33
-
Qeveria, referencë për shfrytëzimin e dhomave të hoteleve, eksperti: Vendim i nxituar! Presim rritje të turistëve me 15% nga 2023
26 Shkurt, 15:39
-
Viti 2023 rekord turistësh, operatori turistik: Skeptik për shifrat, edhe 2024 do ketë rritje të ndjeshme
9 Shkurt, 14:04
-
Destinacionet e preferuara për fundvit, Vathi: Kryeson Durrësi, preferohet edhe nga të huajt! Prenotimet e shqiptarëve jashtë janë rritur me 25%
22 Dhjetor 2023, 20:33
-
Rritja e numrit të turistëve, operatori turistik në Report Tv: Ka ndikuar shtimi i fluturimeve me vendet e tjera dhe kompanitë low cost
28 Qershor 2023, 14:05
-
Vathi për Report Tv: Konventa e Turizmit mundësi për promovimin e Shqipërisë! Sezoni turistik do jetë më i mirë se vjet
6 Prill 2023, 12:40
-
Pezullohet rindërtimi i shtëpive individuale në Lezhë! Tërhiqet kompania, shkak rritja e kostos së ndërtimit
14 Janar 2023, 18:12
-
Vathi në Report Tv: Për herë të parë në Panairin e Berlinit, Shqipëria nuk do prezantohet nga operatorët turistik! Çoçoli: Kjo është skandaloze
11 Janar 2023, 21:24
-
Eksperti i turizmit Besnik Vathi: Hotelet e Durrësit presin 3000-4000 turistë të huaj për festat e fundvitit! Ozuni: Të promovohen 4 sezonet turistike
28 Dhjetor 2022, 12:37
-
Shqiptarët zgjedhin rajonin për festat e fundvitit, bie ‘zbarkimi’ drejt Evropës! Operatori turistik: Shkak, rritja e çmimeve
12 Dhjetor 2022, 16:08
Turizmi do kushte,,,uje,,drita,,rruge,,ajer te paster,,sistemim,,pastrim dhe perpunim plehrash,,ne nuk kemi inceneratore ne durres,vlore,sarande,velipoje,ne I hedhim Akoma ujrat e zeza ne det,10 m larg nga ku lahemi sepse nuk kemi deboratore,,si do bejme turizem,,po ashtu nuk kemi hotele dhe resorte me 5 yje,,,apo vila,,,sic I ka italia,greqia,,,..turizmi do investime te medha nga qeveria ,por qeveria I vjedh fondet..
PërgjigjuO BESNIK VATHI,,turizmi shtohet kur investohet me plane urbanistike e arkitekturore,,,,jo sic e beme ne,,,nderto kuturu ,,pa plan,,,e ide,,,,duhen 100 vjet te pastrohen e shkatarrohen ndertesat e shemtuara ne durres,,golem,shengjin,e velipoje...turp...turp ,,qeverite jane pergjegjse per kete shkatarrim te plazhit,,,
Përgjigju