‘Ndiq paranë’, Balla: Ngrejmë zyrën për Rikuperimin e Aseteve, të godasim krimin! Ministri kërkon fonde nga donatorët, Gonzato: Ju mbështesim, por duhet transparencë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një takim me donatorët kërkoi prej tyre mbështetje në disa fusha, ndërsa theksoi se prioritet mbetet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për të goditur rrjetin e kriminelëve Balla thotë se praktika më e mirë është ndiq paranë. Prandaj, ai theksoi edhe njëherë se kanë gati pr.ligjin që parashikon ngritjen e zyrës së Rikuperimit të Aseteve Kriminale, e vetmja mënyrë sipas tij për ta goditur krimin aty ku i dhemb më shumë.

“Folloë the Money, prandaj objektivi i rëndësishëm gjatë këtij viti mbetet krijimi i zyrës së Rikuperimit të Aseteve Kriminale pranë policisë së shtetit, pr.ligji është pjesë e planit, shpresoj ta miratojmë shpejt dhe të fillojmë zbatimin. Është e rëndësishme ngritja dhe fuqizimi i kësaj zyre, rikuperimit dhe pasurive, jeni të mirëpritur të na mbështesni për ngritjen dhe vënien në punë. Ta godasësh krimin aty ku i dhemb më shumë, te astetet dhe paratë e fituara nga veprimtaria kriminale”, tha Balla.

Ministri theksoi se prioritet mbetet edhe siguria kombëtare dhe publike, me qëllim për të ruajtur imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt.

“Lufta kundër krimit, korrupsionit siguria kombëtare dhe publike janë prioritete tona kryesore. Shqipëria mirëpret gjatë këtij viti më shumë se 14 mln vizitorë të huaj dhe na duhet të bëjmë gjithçka që certifikatën e Shqipërisë si një vend i sigurt ta ripërsërisim edhe gjatë këtij viti, ndoshta me një nivel tjetër më të mirë sigurie publike”, tha Balla.

Balla kërkoi mbështetje edhe për Akademinë e Sigurisë. 

“Do kërkoja fokus këtë vit është mbështetja për Akademinë e Sigurisë. Do e mirëprisja, të ecim sa më shpejt sa i përket forcimit të kapaciteteve të kësaj akademie, që është i vetmi burim për energjizimin e organizatës së Policisë. Do miratojmë ligjin e ri për Policinë e Shtetit, që ka në themel një ristrukturim të karrierës brenda policisë së shtetit, fuqizimin e burimit të punonjësve që do vijnë nga akademia e sigurisë”, tha Balla.

Ministri kërkon ndihmën e donatorëve tek mbështetja e Policisë së Shtetit me mjetet e duhura teknike. Në këtë aspekt ambasadori i BE-së Silvio Gonzato tha se ndërkombëtarët ishin gati ta ofronin por vuri theksin tek transparenca

Kërkoj koordinim të asistencës së donatorëve përmes një raportimi të rregullt dhe gjtihëpërfshirës të të gjithë strategjive ndërsektoriale. Si psh lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo do të rritë përgjegjshmërinë dhe transparencën e fondeve të Shqipërisë dhe komunitetit Ndëkombëtar.  Përmirësimi I koordinimit të donatorëve kërkon hapa të reja në këtë drejtim. BE do ju mbështesë"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Përfaqësuesja e ambasadës së SHBA-së: Zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi! Ju mbështesim në vetingun e policisë

 

Zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand e ftuar në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga ministria e Brendshme për donatorët theksoi në fjalën e saj se sundimi i ligjit nis së pari nga llogaridhënia, dhe se duhet bërë shumë më tepër për këtë detyrë të rëndësishme.

Fjala e plote

Sundimi i ligjit dhe sundimi i drejtë sipas ligjit është në qendër të këtyre vlerave. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ishte këtu në muajin shkurt ai tha se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e përsosur apo e shpejtë, por përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin janë premtuese.

Zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi, anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbasin asetet e tyre. Pra ky është një proces shumë i fuqishëm dhe vazhdon të ecë përpara.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në këto përpjekje të cilat janë hapa vendimtarë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe ç’ka meritojnë njerëzit në Shqipëri.

Kjo kërkon kohë por ia vlen sepse jep drejtësi më të drejtë për gjithnjë e më shumë qytetarë të Shqipërisë dhe mban premtimin për një të ardhur më të ndritur për të gjithë shqiptarët. Nuk e di nëse ndonjëri nga ju ka ndjekur shkollën fillore dhe të mesme në SHBA, por ne kemi diçka që  e quajmë zotimi i besnikërisë dhe kjo është diçka që ne e themi çdo ditë të shkollës.

Aty thuhet që “unë zotohem për besnikëri ndaj flamurit të SHBA dhe ndaj republikës për të cilin ai qëndron, një komb i pandashëm për liri dhe për drejtësi për të gjithë” dhe kjo është pjesa e fundit që unë dëshiroj të theksoj që kjo është një ide që është rrënjosur tek ne si amerikanë, trajtimi i drejtë para ligjit. Kjo është diçka që përsëritet çdo mëngjes dhe aty thuhet “liri dhe drejtësi për të gjithë”. Mendoj që kjo është shumë thelbësore për shtetin ligjor që është për të gjithë.

Nuk jam vetëm personi i dytë në drejtimin e ambasadës së SHBA por jam gjithashtu dhe oficere sigurisë në ambasadë dhe jam oficer i betuar federal në zbatimin e ligjit dhe kam qenë e tillë për 19 vjet. Shteti ligjor nënkupton për mua llogaridhënie dhe unë ju jap llogari njerëzve që u shërbej, popullit amerikan dhe kur shërbej përtej oqeanit kolegëve të mij shqiptarë në ambasadë. Si një oficere e betuar dhe federale dhe e ligjzbatimit asgjë nuk më shqetëson më shumë se sa kur shoh kolegë oficerë të zbatimit të ligjit, qoftë në SHBA ose kudo ku kam shërbyer, duke abuzuar me destiktivin.

Ne betohemi për të mbrojtur dhe për të shërbyer dhe me besojmë thellësisht në mbikëqyrjen e oficerëve të ligjzbatimit. E marr këtë seriozisht dhe ambasada dhe qeveria e SHBA janë të nderuara që investojnë në investimin e shtetit ligjor në Shqipëri, Qeveria e SHBA ofron ekspertizë të klasit botëror përmes këshilluesve për të mbështetur zyrtarët shqiptarë. Ne gjithashtu ofrojmë trajnime, vetëm javën e kaluar patën 3 diplomime të ndryshme.

Një kurs për hetimin e krimit për zëvendëskomisar, një kurs pët analizën kibernetike në mjetin aksion, kjo për policinë e Shtetit dhe BKH-në dhe një kurs i zhvillimit të task-forcës për drejtorët dhe komisarët të policisë së Shtetit. Jam e lumtur të shoh disa nga sukseset e fundit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, me trajnimet e SHBA të AMP-së po kryhen verifikime të policisë, vettingun, ku kryhen inspektime për profesionalizëm dhe integritet, në mënyrë që oficerët e ligjzbatimin të mund të kryejnë punën e tyre me krenari dhe besim. Ne gjithashtu po mbështesim dhe shoqatën e grave që shërbejnë në policinë e shtetit shqiptar dhe kohët e fundit kemi pasur zgjedhjet për kryetaren.

Ka pasur studime në SHBA që tregojnë se zyrtaret police përdorim më pak forcën dhe kanë rezultate më të mira në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Rritja e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit ju mundëson të ofroni siguri dhe garanci për publikun. Është një detyrë që nuk mund ta bësh i vetë dhe që kërkon përpjekje nga të gjitha institucionet.

Ora 10:25
Balla kërkon donacione për të luftuar krimin, ambasadori i BE-së, Gonzato: Ju mbështesim por duhet transparencë! Ngrini Observatorin Kombëtar të Drogave

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi ndihmën e donatorëve për të mbështetur Policinë e Shtetit me mjetet e duhura teknike. Nw tryezwn e rrumbullakët me diplomatw nga shtete dhe organizata donatore, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato tha se ndërkombëtarët ishin gati ta ofronin por vuri theksin tek transparenca.

  " Do të doja të bëja thirrje për një koordinim të përmirësuar dhe të qëndrueshëm të asistencës së donatorëve përmes raportimit të rregullt dhe gjithëpërfshirës mbi zbatimin e të gjitha strategjive përkatëse ndërsektoriale, si ajo për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Kjo do të përmirësonte transparencën dhe përgjegjshmërinë e burimeve financiare të vëna në dispozicion nga Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar, duke rritur efikasitetin e kostos dhe planifikimin e asistencës së donatorëve për ministrinë e Brendshme dhe gjithë aktorët përkatës.

 Shqipëria është angazhuar tashmë për përmirësimin e koordinimit të donatorëve në udhërrëfyesin për Shtetin Ligjor dhe Agjendën e Reformës dhe unë pres me padurim përpjekje të përbashkëta të rinovuara dhe hapa konkretë në këtë drejtim. BE-ja do të jetë e gatshme t'ju mbështesë në këtë rrugë, duke e afruar Shqipërinë dhe qytetarët e saj me BE-në.

Ambasadori Gonzato theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkojnë një përgjigje të koordinuar të shumë aktorëve, duke përfshirë sektorin privat, dhe shoqërinë civile dhe tek reformat e shtetit ligjor që "duhet të përmirësojnë standardet dhe praktikat, duke krijuar një shtet më efikas që garanton siguri për të gjithë qytetarët, si dhe garanton mbrojtje dhe respekt për të drejtat e njeriut. Një vend më i sigurt, tërheq gjithashtu investitorë dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik"

Gjithashtu krijimi i një Observator Kombëtar të Drogave 

" Në luftën kundër drogave të paligjshme, presim me padurim krijimin e një sistemi funksional të paralajmërimit të hershëm dhe një Observator Kombëtar të Drogave për të përmirësuar shkëmbimin e të dhënave me Agjencinë e BE-së për Drogën"

Po kështu dhe ligji i policise se shtetit i cili pritet të shkojë javën që vjen në qeveri.

" Projektligji për Policinë e Shtetit Shqiptar është një tjetër hap i rëndësishëm. Ai synon të përmirësojë profesionalizimin dhe avancimin në karrierë bazuar në merita brenda policisë së shtetit, duke mbështetur në këtë mënyrë integritetin e policisë dhe duke rritur besimin e qytetarëve te shteti"

Shqipëria është duke hartuar një strategji kombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për periudhën 2024-30, po ashtu si edhe një ligj të ri për policinë e shtetit, që pritet të rritë profesionalizmin, integritetin, bazuar në meritat e karrierës.

Fjala e plote e ambasadorit te BE-se, Gonzato

Kam kënaqësinë t'ju mirëpres të gjithëve në këtë konferencë për të diskutuar prioritetet e Shqipërisë në fusha vendimtare për rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE. Këto përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, rendin dhe sigurinë publike, si dhe menaxhimin e integruar të kufijve dhe menaxhimin e migracionit.

Prania e Ambasadës së SHBA-së, si dhe e partnerëve të tjerë të BE-së dhe ata ndërkombëtarë, tregon përkushtimin tonë të përbashkët kur bëhet fjalë për mbështetjen e Shqipërisë në reformat e shtetit ligjor.

Reformat e shtetit ligjor duhet të përmirësojnë standardet dhe praktikat, duke krijuar një shtet më efikas që garanton siguri për të gjithë qytetarët, si dhe garanton mbrojtje dhe respekt për të drejtat e njeriut. Një vend më i sigurt, tërheq gjithashtu investitorë dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Megjithatë, duhet të flasim edhe për sfidat me të cilat po përballet Shqipëria kur vjen puna për të luftuar infiltrimin e grupeve kriminale. Vlerësimi Kombëtar i Riskut për Pastrimin e Parave dhe Financimin e Terrorizmit për Shqipërinë për vitin 2023 identifikoi bankat dhe institucionet e përfshira në transaksione të pasurive të paluajtshme si subjektet financiare më të rrezikuara. Veçanërisht të ekspozuara janë transaksionet me para dhe transfertat brenda dhe jashtë vendit.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kërkon një përgjigje të koordinuar nga shumë aktorë, përfshirë sektorin privat dhe shoqërinë civile. Përgëzoj vendimin e marrë në dhjetor 2023 nga Komisioni i Koordinimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave për krijimin e një grupi pune ndërinstitucional. Ky grup pune gjithëpërfshirës ka mandat për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030, si dhe për të ndjekur rekomandimin e Vlerësimit Kombëtar të Riskut 2023.

Qasja e integruar ka çuar në rezultate shtesë, përkatësisht projektligji për Zyrën e Rikuperimit të Pasurive, i cili aktualisht është duke u konsultuar me shërbimet e BE-së. Krijimi i një Zyre për Rikuperimin e Pasurive që funksionon mirë, gjë që duhet të ndodhë së shpejti, është një hap i rëndësishëm në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe një pikë kyçe referimi në Agjendën e Reformës që do të vendoset së shpejti mes Shqipërisë dhe BE-së.

Projektligji për Policinë e Shtetit Shqiptar është një tjetër hap i rëndësishëm. Ai synon të përmirësojë profesionalizimin dhe avancimin në karrierë bazuar në merita brenda policisë së shtetit, duke mbështetur në këtë mënyrë integritetin e policisë dhe duke rritur besimin e qytetarëve te shteti.

Në luftën kundër drogave të paligjshme, presim me padurim krijimin e një sistemi funksional të paralajmërimit të hershëm dhe një Observator Kombëtar të Drogave për të përmirësuar shkëmbimin e të dhënave me Agjencinë e BE-së për Drogën. Bashkëpunimi i ngushtë mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë do të jetë shumë i rëndësishëm në këtë përpjekje.

Kur bëhet fjalë për menaxhimin e migracionit, zbatimi efektiv i strategjisë së migracionit të miratuar së fundmi, përfshirë strategjinë e menaxhimit të integruar të kufijve, është vendimtar për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe BE-së. Menaxhimi efektiv i migracionit mund t'i shndërrojë sfidat e migracionit në mundësi për shoqëritë tona dhe të sigurojë mbrojtje të drejtë dhe njerëzore për njerëzit në nevojë.

Reformat e shtetit ligjor të lidhura me procesin e integrimit në BE janë komplekse dhe sfiduese. Përtej përshtatjes me standardet dhe ligjet e BE-së, zbatimi konkret është thelbësor. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian po e mbështet Shqipërinë me fonde dhe ekspertizë të nivelit të lartë nga shtetet tona anëtare.

Ndërsa ecim përpara, është e rëndësishme të përmirësojmë komunikimin mbi progresin e bërë për zbatimin e strategjive përkatëse dhe përdorimin e burimeve të disponueshme për Shqipërinë.

Do të doja të bëja thirrje për një koordinim të përmirësuar dhe të qëndrueshëm të asistencës së donatorëve përmes raportimit të rregullt dhe gjithëpërfshirës mbi zbatimin e të gjitha strategjive përkatëse ndërsektoriale, si ajo për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Kjo do të përmirësonte transparencën dhe përgjegjshmërinë e burimeve financiare të vëna në dispozicion nga Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar, duke rritur efikasitetin e kostos dhe planifikimin e asistencës së donatorëve për ministrinë e Brendshme dhe gjithë aktorët përkatës.

Shqipëria është angazhuar tashmë për përmirësimin e koordinimit të donatorëve në udhërrëfyesin për Shtetin Ligjor dhe Agjendën e Reformës dhe unë pres me padurim përpjekje të përbashkëta të rinovuara dhe hapa konkretë në këtë drejtim. BE-ja do të jetë e gatshme t'ju mbështesë në këtë rrugë, duke e afruar Shqipërinë dhe qytetarët e saj me BE-në.

Ora 10:22
Zyra e Rikuperimit të Aseteve, Balla: Do gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, shpresoj të kemi edhe mbështetjen e opozitës

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, siç ka paralajmëruar, tha se është gati një pr.ligj që parashikon ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve kriminale. Ministri kërkoi edhe mbështetjen e opozitës në përpjekjen e qeverisë për të goditur krimin e organizuar. Balla tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema se kjo zyrë që do të ngrihet pranë Policisë së Shtetit ka si qëllim të gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, një praktikë kjo që ndiqet në disa vende të BE.

"Zyra e Rikuperimit të Aseteve, është një institucion brenda policisë që do gjurmojë pasuritë e fshehura të krijuara nga aktiviteti kriminal dhe korrupsioni. Është model i mirë në disa prej vendeve të BE. E kemi vendosur si një prej objektivave të rëndësishëm në kuadër të rrugës së anëtarësimit, është diçka që i kishte munguar strukturës së policisë së shtetit sa i takon luftës kundër krimit të organizuar. Na duhet punë hetimore efikase për identifikuar gjetur dhe konfiskuar asete, llogari apo gjithçka tjetër që krimi ka krijuar për shkak të aktiviteteve kriminale. Shpresoj se do kemi mbështetjen e opozitës në përpjekjen tonë për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar", tha Balla. 

Ora 10:01
Balla takim me donatorët: Policisë i duhet mbështetje për të luftuar kultivimin e kanabisit, kanë nevojë për mjete të larta për terrenet e vështira

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një takim me donatorët e huaj vuri theksin tek mbështetja e Policisë së Shtetit me mjetet e duhura teknike. Balla tha se prioritet është lufta kundër kanabisit dhe për këtë policia ka nevojë për mjete të larta që të mund të lëvizin më lehtë në terrenet e vështira malore, zona që zakonisht përdoren nga kultivim kanabisi.

"Jemi në një moment të rëndësishëm sa i përket luftë skundër kanabis. Nëse do isha i hapur sot me ju do tregoja se sa herë në ditë duhet të komunikoj me drejtorin e Policisë së Shtetit, për t’iu garantuar drejtorive vendore dhe Forcës Kombëtare te Sigurisë makinat e nevojshme të larta për të hyrë në zonat e vështira në terrenet e vështira, zona malore të vendit ku dronët raportimet nga guardia finanzia na i ndikojnë përpjekjet për kultivimin e kanabisit. Kur flasim për mbështetjen që i japim policisë është shumëpalëshe, përfshirë këtu edhe mbështetjen për pajisjet e duhura teknike për të mundësuar lëvizjen në kohë të forcave të Policisë së Shtetit", tha Balla. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 20/06/2024 10:07

    Prandaj ja keni konfiskuar nongratës assetet!!! Po Metës nuk i lat gjë pa marr!!! Po vetes kur do ja konfiskoni pasuritë!??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut