DURRES-Shtatë peshkatarë të fshatit Jubë në Sukth dhe Shijak janë proceduar penalisht me akuzën e ndotjes së lumit Erzen dhe ndërtimit pa leje.
Sipas policisë, këta persona në Jubë në grykëderdhjen e lumit Erzen, kanë hedhur pjesë furgoni dhe qese plastike dhe kanë ndërtuar 2 kontenierë metalik dhe disa ndërtime njëkatëshe me mur betoni. Të proceduarit janë T. T., I. K., M. K., I. K., Z. Ç., R. B., dhe Q. T., banues në Jubë, Sukth dhe Shijak.
Peshkatarët kishin ndërtuar nga një objekt, që tashmë duhet t'i shembin dhe largojnë. Policia ka referuar materialet kundër tyre për dy akuza "Ndërtim të paligjshëm" dhe "Ndotja e ajrit".
Që nga nisja e operacionit firma e vetme e gjobitur është “Viola-Green SHPK” për situatën në Rrogozhinë.
Report Tv e denoncoi situatën e rëndë, ndërsa pas kronikave se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës ishin mbushur me mbetje spitalore, plastikë dhe inerte, prokuroria e Tiranës nisi hetimin dhe kërkoi me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje.
Nje shoqeri qe dhunon Florën dhe Faunen e saj është një gje qe nuk mund ti gjesh dot nje emer, eshte kaluar bajges!
PërgjigjuKu eshte solidariteti i oppozites per te mbrojtur natyren
Përgjigju